Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti nuk janë vetëm koncepte ekonomike, por kanë edhe rëndësi strategjike për rajonin.


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti nuk janë vetëm koncepte ekonomike, por kanë edhe rëndësi strategjike për rajonin.

Gjatë fjalës së mbajtur në punimet e ministerialit “Korridori VIII” që po mbahet në Tiranë, ku të pranishëm ishin edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ministri i Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timčho Mucunski dhe ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban, Pavlov tha se zhvillimi i transportit transevropian është projekti më strategjik i BE-së.

“Hekurudhat, rrugët, portet, aeroportet, ndërlidhësit energjetik dhe infrastruktura digjitale nuk janë thjesht sisteme teknike, por janë shtylla kurrizore e fuqisë ekonomike. Në këtë kontekst, Korridori VIII duhet të vlerësohet në aspektin e rëndësisë së vet politiko-strategjike, të ndikimit rajonal ekonomik edhe domethënien e tij strategjike të mbrojtjes”, tha Pavlov.

Pavlov nënvizoi se Korridori VIII shkurton distancën midis detit Adriatik dhe Detit të Zi dhe është një ndërlidhje multimodale që siguron lidhjen mes Ballkanit Perëndimor, rajonit dhe më gjerë.

“Korridori VIII është njohur në korridoret evropiane si me rëndësi strategjike dhe me miratimin e rregullores së vitit 2024, me Nr. 179, segmenti Durrës-Bari-Shkup u përfshi në pjesën e Mesdheut lindor. Nuk ishte e thjeshtë, por ishte një njohje strategjike midis kontinentit”, vijoi ai.

Zv.ministri i Jashtëm i Bullgarisë, deklaroi se Evropa, si instrument i tretë është thelbësore për të nxitur autonominë, lëvizshmërinë dhe kapacitetet deri në vitin 2034 duke mbështetur projekte strategjike në hapësirën evropiane dhe vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së.

“Periudha tjetër programore duhet të reflektojë si duhet nevojat për të zhvilluar ndërlidhjen e transportit ndërkufitar në një kontekst më të gjerë për të nxitur konkurrueshmërinë. Ky aspekt do të luajë rol për të realizuar projekte infrastrukturore siç është Korridori VIII”, tha Pavlov.

“Jemi të lumtur se falë segmentit Shkup-Sofje që është përshirë në financim në Këshillin e Ministrave të transportit në vitin 2025 do ta vendosë Korridorin VIII në agjendën strategjike evropiane. Vitin e kaluar Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare dypalëshe për zbatimin e funksionimit të instrumentit ndërkufitar që do të lidhe teknikisht dy sisteme hekurudhore. Kjo na sjellë më pranë për përfundimin e linjës hekurudhore Shkup-Sofje si një gur themeli për Korridorin VIII”, theksoi ai.

Gjithashtu, Pavlov nënvizoi se po punohet për modernizimin e segmentit drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa kanë përfunduar procedurat e tenderimit për ndërtimin e 2.4 kilometrave që mungojnë nga stacioni i kalimit kufitar.

“Korridori VIII mbart rëndësi thelbësore dhe është i rëndësishëm për të ulur kostot e transportit, transitit si dhe rrit konkurrueshmërinë e ekonomive të rajonit. Ai shihet si katalizator për investime në logjistikë, në transport, zona industriale, në ndërlidhje energjetike dhe infrastrukturë digjitale. Do ta bëjë më tërheqës rajonin dhe do të afrojë edhe partneritete publike private, si edhe do të ndikojë në përthithjen e instrumenteve evropiane”, tha Pavlov.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja thirrje prindërve: Flisni me fëmijët tuaj, të mitur e adoleshentë, po dëmtojnë pasuri publike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja iu ka bërë thirrje sot prindërve që të flasin me fëmijët e…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja thirrje prindërve: Flisni me fëmijët tuaj, të mitur e adoleshentë, po dëmtojnë pasuri publike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja iu ka bërë thirrje sot prindërve që të flasin me fëmijët e…