Kurti: Nuk pranojmë të rishkruajmë historinë, lufta e UÇK-së ishte çlirimtare

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë ceremonisë se parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë se në këtë ditë feste nuk i mbyllin sytë para padrejtësive që po kalojnë krerët e UÇK-së në Hagë.


Kryeministri Albin Kurti tha gjatë ceremonisë se parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë se në këtë ditë feste nuk i mbyllin sytë para padrejtësive që po kalojnë krerët e UÇK-së në Hagë.

Kurti shprehu besimin në drejtësi, por nuk pranojnë që ta rishkruajnë historinë e vendit.

Ai theksoi se Kosova lindi si shtet nga rezistenca paqësore, lufta çlirimtare dhe ndërhyrja ndërkombëtare.

“Por, liria e Kosovës nuk filloi atë ditë para 18 vitesh. Liria e Kosovës është ngjizur shumë më herët me përpjekjet e pareshtur ndër breza me qëndresë dhe me luftën e drejtë të UÇK-së e cila bashkë me bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë së Millosheviçit, i dha fund një regjimi shtypës dhe i hapi rrugë shtetësisë sonë. Sot, përkulemi para dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për lirinë tonë”, tha Kurti.

Ai shtoi se ata nuk janë vetëm pjesë e historisë, ata janë themelet e Republikës.

“Në këtë ditë feste nuk i mbyllim sytë para padrejtësive, disa nga drejtuesit e luftës tonë çlirimtare po vazhdojnë të mbahen në paraburgime të stërzgjatura në Hagë në procese gjyqësore jo transparente dhe krerët të pashembullta për praktikat e drejtësisë ndërkombëtare. Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë ta revidojmë dhe rishkruajmë historinë. Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare dhe antikolonialiste, një luftë e drejtë e popullit të okupuar dhe të shtypur nën aparteitit dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të ndryshohet”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit u ndal edhe te investimet që janë bërë në ushtri. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Kosova e vitit 2026 është një shtet më i fortë dhe më i sigurt se kurdo më parë gjatë këtyre 18 viteve të pavarësisë. Kjo fal angazhimit të secilit zyrtar institucional e qytetar patriot me vendime të duhura dhe me investimet konkrete. Në vitet e fundit shpenzimet për ushtrinë janë shumëfishuar numri i pjesëtarëve të FSK është dyfishuar me rekrutimin e gjeneratave të reja të kadetëve të ushtarëve mes tyre edhe numri i pjesëtarëve gra që tashmë është prioritet i shpallur shtetëror për FSK. Investimi për blerje dhe pajisjeve është mbi 450 milionë euro investime këto të drejtpërdrejta në armatim modern, mjete ushtarake, municion të mjaftueshëm dhe sisteme të komunikimit… FSK sot po zhvillohet si një ushtri profesionale dhe e ndërveprueshme me aleatët tanë, e gatshme për të mbrojtur sovranitetin tonë shtetëror integritetin tonë territorial dhe jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha Kryeministri i Kosovës.

Kurti deklaroi se parada e sotme nuk është demonstrim force përballë dikujt, por dëshmi e modernizimit dhe pjekurisë së shtetit.

“Parada e sotme është dëshmi e aftësisë sonë për të mbrojtur vetën dhe për të kontribuar në paqen rajonale dhe botërore… Mesazhi jonë është i qartë Kosova është e lirë dhe do të jetë, Kosova është demokratike dhe do të jetë, Kosova është sovrane dhe do të jetë”, u shpreh Kurti.

Parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë e ndoqën nga afër përfaqësues të trupit diplomatik dhe përfaqësues institucional vendor./KosovaPress/

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Salla: Model i ri bashkëpunimi me gjashtë bashki për mbrojtjen e masiveve me gështenja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe,…

Global 360

Kurti: Nuk pranojmë të rishkruajmë historinë, lufta e UÇK-së ishte çlirimtare

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë ceremonisë se parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë se në këtë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Model i ri bashkëpunimi me gjashtë bashki për mbrojtjen e masiveve me gështenja

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla firmosi sot marrëveshjet e bashkëpunimit me bashkitë Shkodër, Tropojë, Malësi e Madhe,…