Demo: Planet sociale të bashkive, mbështetje përmes Grantit të Performancës

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se bashkitë në vend janë vlerësuar për planet e tyre sociale, përmes Grantit të Performancës.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se bashkitë në vend janë vlerësuar për planet e tyre sociale, përmes Grantit të Performancës.

Deklarata e Demos, erdhi gjatë aktivitetit “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato dhe përfaqësuesi i zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin.

Demo tha se “bashkia është pika ku shteti takohet çdo ditë me qytetarin”.

“Me fillimin e mbështetjes së bashkive përmes Fondit Social ne krijuam dallëndyshet e para dhe ajo që u konstatua është qëndrueshmëria. Për vite të tëra dhe dekada në Shqipëri përmes mbështetjes së donatorëve, bashkitë arrinin që të krijonin kapacitete lokale për të trajtuar çështje me rëndësi të veçantë, sidomos për qytetarët. Por sfidat financiare, dhe mungesa e kapaciteteve i bënte bashkitë që të mos garantonin qëndrueshmërinë e këtyre projekteve”, tha Demo.

Sipas Demos, një ndër elementët kryesor të Fondit Social është garantimi i qëndrueshmërisë të të gjitha shërbimeve lokale.

“Bashkitë me fuqizimin e tyre financiar, që tashmë evidentohet në territor do të vazhdojnë dhe ta mbështesin shërbimin social duke qenë prioritet i politikave sociale. Planet sociale kanë qenë një nga pikat ku bashkitë janë vlerësuar me Grantin e Performancës dhe për vitin 2026 ne do të vlerësojmë cilësinë e shërbimit që bashkitë japin në territor përmes shërbimeve sociale, sa i përket përgjigjes që duhet t’i japin kërkesave të qytetarëve”, vijoi ai.

Ministri Demo nënvizoi faktin se sfidat që bashkitë kanë janë të shumta, por Fondi Social është aty, bashkë me mbështetjen e qeverisë.

“Rritja me 17% e Fondit Social për vitin 2026 është tregues i qartë që në territor ka nevoja dhe qeveria duhet të luajë rolin e saj. Prezenca e kryetarëve të bashkive tregon motivimin e tyre që shërbimi social do të kthehet në një prioritet financiar për buxhetet lokale”, përfundoi Demo.

/Marrë nga ATSH

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Diasporës, Rama: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin Shqipëria 2030 në BE

“Një komb, një zemër, një e ardhme”, me këtë mesazh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi…