
Xi Jinping-u bën vizita në Pekin në prag të Festës së Pranverës, duke uruar të gjithë kinezët
Me afrimin e Festës së Pranverës, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një vizitë inspektuese në Pekin dhe u takua me zyrtarë të nivelit bazë dhe banorë, duke u përcjellë urime të ngrohta për Vitin e Ri Kinez banorëve të të gjitha kombësive, si edhe bashkatdhetarëve në Hong-Kong, Makao, Tajvan dhe jashtë vendit.

Me afrimin e Festës së Pranverës, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një vizitë inspektuese në Pekin dhe u takua me zyrtarë të nivelit bazë dhe banorë, duke u përcjellë urime të ngrohta për Vitin e Ri Kinez banorëve të të gjitha kombësive, si edhe bashkatdhetarëve në Hong-Kong, Makao, Tajvan dhe jashtë vendit.

Foto nga Xinhua
Nga 9 deri më 10 shkurt, i shoqëruar nga drejtuesit e Bashkisë së Pekinit, Xi vizitoi një park inovacioni shkencor, zona shërbimi për të moshuarit dhe tregje festive, duke sjellë përshëndetjet dhe urimet e Komitetit Qendror të PKK-së për qytetarët.
Në Parkun Kombëtar të Inovacionit të Teknologjisë së Informacionit në Yizhuang, Xi u njoh nga afër me arritjet në fushën e inteligjencës artificiale, robotikës dhe aplikimeve të teknologjisë së informacionit. Ai theksoi se çelësi për ndërtimin e një vendi i fuqishëm socialist modern qëndron te vetëmbështetja dhe vetëforcimi i shkencës e teknologjisë, duke kërkuar që Pekini të shfrytëzojë epërsitë e tij për të dhënë kontribute më të mëdha. Ai i inkurajoi punonjësit shkencorë të forcojnë patriotizmin dhe të kontribuojnë në procesin e modernizimit të stilit kinez.
Foto nga Xinhua
Mëngjesin e 10 shkurtit, Xi vizitoi zonën e shërbimeve për të moshuarit “Wu Lao · Xinjie” në distriktin Xicheng, ku vitet e fundit janë ndërmarrë përmirësime për vendosjen e pajisjve pa pengesa dhe miqësore për të moshuarit, duke ofruar shërbime të larmishme të kujdesit për ta. Xi hyri në mensën komunitare të lagjes “Xinjiekou”, ku pa nga afër ushqimet, çmimet dhe mjedisin, si dhe u informua në detaje për shërbimet ushqimore për të moshuarit. Duke takuar punonjës të postës që po pushonin aty, ai i pyeti për punën dhe jetën e tyre, duke vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e tyre. Xi vuri në dukje që autoritetet në të gjitha nivelet duhet të koordinojnë burimet, të zgjerojnë dhe përmirësojnë shërbimet e kujdesit dhe të krijojnë kushte të mira për të moshuarit .
Në një kompleks banimi për të moshuarit, Xi u njoh me shërbimet mjekësore, rehabilituese dhe përkujdesjen e përditshme. Ai bashkëbisedoi me të moshuarit që po shkruanin dyvargësha, duke i inkurajuar për një jetë aktive e të shëndetshme dhe duke u përcjellë urime për Vitin e Ri Kinez.
Foto nga Xinhua
Me rastin e “Vitit të Ri të Vogël” sipas kalendarit hënor, tregu festiv para Pallatit “Longfu” tërhoqi një numër të madh qytetarësh dhe vizitorësh. Xi vizitoi stendat e ndryshme të mallrave të Vitit të Ri, bisedoi përzemërsisht me të pranishmit dhe kujtoi me kënaqësi vizitat e tij të shpeshta në Tempullin “Longfu” në moshë të re. Ai bleu gjithashtu disa produkte ushqimore tradicionale dhe produkte kulturore krijuese.
Foto nga Xinhua
Në rrugë, performanca e daulleve tradicionale Taiping të Pekinit Perëndimor krijoi një atmosferë festive. Qytetarët e pranishëm e përshëndetën presidentin me entuziazëm. Xi uroi për Vitin e Ri qytetarët e Pekinit dhe të gjithë popullin kinez të kombësive të ndryshme. Ai tha se sot është “Viti i Ri i Vogël” në Veri të Kinës dhe ai erdhi këtu posaçërisht “për të festuar Vitin e Ri të Vogël dhe për të mirëpritur Vitin e Ri” me të gjithë. Kreu i shtetit kinez shprehu kënaqësinë për atmosferën e gëzueshme dhe furnizimin e bollshëm me mallra festive. Ai theksoi që Festa e Pranverës është një e rëndësishme për popullin dhe se autoritetet e të gjitha niveleve duhet të garantojnë mirëqenien e jetesës dhe sigurinë në punë, për të garantuar një vit të ri të gëzuar.
Foto nga Xinhua
Gjatë inspektimit, Xi dëgjoi raportin e punës të Komitetit të Partisë dhe të bashkisë të Pekinit, duke vlerësuar arritjet e qytetit në fusha të ndryshme. Ai vuri në dukje se periudha e Planit të 15-të Pesëvjeçar është një fazë kyçe për të hedhur themele të qëndrueshme për realizimin e modernizimit socialist dhe për të bërë përpjekje gjithëpërfshirëse. Xi nënvizoi se Pekini duhet të mbështetet në pozicionimin e tij strategjik dhe në zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin–Tianjin–Hebei, të forcojë zhvillimin të orientuar nga zhvillimi me cilësi të lartë dhe të realizojë një rritje ekonomike me përmirësim cilësor dhe zgjerim të arsyeshëm sasior. Ai theksoi që lehtësimi i Pekinit prej funksioneve jokryeqytetase është pika kyçe për përparimin e bashkërendimit rajonal dhe se duhet kombinuar kontrolli i shtesave të reja me optimizimin e strukturave ekzistuese, për të arritur një zhvillim të koordinuar mes lehtësimit dhe përmirësimit funksional. Duke shfrytëzuar zgjerimin e Qendrës Ndërkombëtare të Inovacionit Shkencor dhe Teknologjik të Pekinit (dhe rajonit Pekin–Tianjin–Hebei), ai kërkoi forcimin e bashkëpunimit inovativ dhe industrial me Tianjin-in dhe Hebein, për të thelluar më tej zhvillimin e koordinuar rajonal.
Foto nga Xinhua
Xi bëri thirrje për integrimin e zhvillimit të arsimit, shkencës, teknologjisë dhe burimeve njerëzore, për thellimin e ndërthurjes mes inovacionit teknologjik e atij industrial, si edhe për nxitjen e forcave të reja prodhuese cilësore. Pekini duhet të zhvillojë aktivisht sektorin modern të shërbimeve, të shfrytëzojë pasuritë e shumta kulturore e të promovojë integrimin e kulturës, tregtisë, turizmit, sportit dhe ekspozitave. Nevojitet të ruhet parimi që qyteti i madh nxit zhvillimin e zonave periferike, ndërsa periferitë i shërbejnë qytetit, duke forcuar planifikimin e integruar urbano-rural dhe duke nxitur zhvillimin e ndërlidhur, të integruar e të harmonizuar mes qytetit dhe fshatit. Xi theksoi që Pekini duhet të thellojë më tej reformat në të gjitha drejtimet dhe të zgjerojë hapjen institucionale, duke synuar krijimin e përvojave që mund të kopjohen dhe promovohen në mbarë vendin.



















