Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.


Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.

Gjatë prezantimit të Hajdarit, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu e vlerësoi Hajdarin si profesionist me përvojë të gjatë në funksione drejtuese publike.

“Ky emërim është në përputhje me vizionin tonë për forcimin e rolit të Prefektit dhe koordinimin më efikas mes qeverisjes qendrore e asaj vendore. Si motori kryesor i zhvillimit të vendit, qarku i Tiranës kërkon një qasje të re dhe dinamike për të adresuar në kohë nevojat e komunitetit dhe për të garantuar standarde të larta në ofrimin e shërbimeve publike”, theksoi Koçiu.
Ministrja Koçiu shprehu besimin e plotë se përvoja e Hajdarit do të reflektohet në një drejtim më efektiv të institucionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Gjithashtu, Koçiu shprehu mirënjohje për ish-prefektin Afrim Qëndro duke e cilësuar një bashkëpunëtor që e ka mbajtur peshën e këtij institucioni me integritet dhe përgjegjësi.

Ndërkaq, prefekti Shkëlqim Hajdari u shpreh se në punën e tij do të ketë busull vetëm ligjin.

“Qytetarët e Tiranës kanë qenë gjithmonë mikpritës, zemërgjerë dhe përbashkues. Kjo frymë e ka bërë Tiranën një shtëpi të hapur për të gjithë ata që erdhën nga çdo cep i Shqipërisë dhe e zgjodhën këtë qytet për të punuar, jetuar, ëndërruar e ndërtuar duke e bërë të gjithë bashkë metropolin e Shqipërisë”, theksoi Hajdari.

Hajdari tha se do të jetë prefekti i të gjithëve, i autoktonasve tiranas dhe çdo qytetari tjetër që jeton në këtë metropol pa dallime politike fetare apo shoqërore. “Kjo sepse Tirana është e fortë vetëm kur banorët janë të bashkuar”, tha Hajdari.

Prefekti Hajdari vuri në dukje se busulla e tij do të jetë vetëm ligji.

“Prefektura do të jetë një urë bashkëpunimi sepse qytetarët kanë nevojë për institucione që flasin dhe që punojnë për të gjithë për një qëllim për të përmirësuar jetesën e tyre dhe shërbimet që duhet të japë shteti”, tha Hajdari.

Shkëlqim Hajdari u emërua Prefekt i Tiranës më 6 shkurt. Ai më herët ka mbajtur postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm që prej vitit 2016 dhe dha dorëheqjen pak javë më parë.

Hajdari gjithashtu ka përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë si prokuror dhe ka drejtuar për shumë vite edhe Shoqatën e Prokurorëve.

Ndër vite ai ka qenë një forcë shtytëse e promovimit të vlerave të kryeqytetit si kryetar i asamblesë për Shoqatën Tirana.

Marrë nga ATSH

Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.