Malaj: Rritja ekonomike 3.9%, borxhi publik në nivelin më të ulët prej 54 %

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend aktin normativ për ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2025


Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend aktin normativ për ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2025, që parashikon mbështetjen e shtresave në nevojë, përfshirë familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre, si dhe garanton fondet për skemën e pensioneve.

Ministri bëri të ditur se “mbështetja buxhetore për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar për vitin 2025 arrin në 256 milionë euro, përfshirë fondin për bonusin e fundvitit. Ndërsa fondi për pensionistët, që përfshin indeksimin dhe bonusin, është rreth 11,8 miliardë lekë”.

Akti normativ, parashikon transferimin e fondeve të papërdorura nga ministritë dhe institucionet buxhetore drejt llogarisë së mbështetjes së pensionistëve pranë Bankës së Shqipërisë dhe rialokimin e kursimeve të evidentuara që nga janari 2025 drejt projekteve me ecuri më të mirë.

“Me anë të këtij akti normativ ne synojmë mbajtjen të pandryshuar të totalit të të ardhurave buxhetore, rishpërndarjen e rreth 30 miliardë lekëve kursime të evidentuara për realizim sa më të plotë të shpenzimeve publike”, u shpreh Malaj.

Ministri deklaroi se, nga perspektiva makroekonomike, viti 2025 pritet të mbyllet me një rritje ekonomike prej 3.9%, borxhi publik vlerësohet të jetë 54% të PBB-së, në nivelin më të ulët se ndonjëherë. Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet, sipas të dhënave paraprake, arritën në 668 miliardë lekë.

Ndër masat e tjera, akti siguron financim shtesë për fermerët (2 miliardë lekë), mbështetje për furnizimin me medikamente në QSUT dhe spitale të tjera (1.76 miliardë lekë), fonde për Policinë e Shtetit (1.3 miliardë lekë) dhe aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare (847 milionë lekë).

Në drejtim të investimeve kapitale, janë parashikuar rialokime prej 10 miliardë lekësh për projekte me performancë më të mirë, përfshirë transportin rrugor (5.8 miliardë lekë), transportin ajror (4 miliardë lekë) dhe ujësjellës-kanalizimet (508 milionë lekë).

Investime të tjera përfshijnë: 200 milionë lekë për Institutin e të Miturve në Konflikt me Ligjin, 551 milionë lekë për blerjen e Selisë Diplomatike në Londër, 1 miliard lekë për kapitalin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit dhe 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të njësive vendore.

Ministri i Financave theksoi se ky akt nuk është vetëm një instrument teknik buxhetor, por një akt përgjegjësie politike që ruan ekuilibrat fiskalë, garanton vijimësinë e konsolidimit fiskal dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, në fokus ekonomia, siguria dhe integrimi në BE

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, në fokus ekonomia, siguria dhe integrimi në BE

Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si…