Vengu: Partneriteti me ShBA-të hap mundësi të reja për përgatitjen e trupave shqiptare

Forcat Ajrore shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me Misionin federal të Gardës Kombëtare Ajrore të ShBA-ve për furnizim të shpejtë dhe efikas me karburant.


Forcat Ajrore shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me Misionin federal të Gardës Kombëtare Ajrore të ShBA-ve për furnizim të shpejtë dhe efikas me karburant.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu duke sjellë momente nga kjo stërvitje vlerësoi se “partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave tona, reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe ndërveprim të koordinuar me aleatët në terren”.

Nënkolonel Richard Bloom, komandant i ekupizhait HC-130J Combat King tha se për forcat amerikane kjo ishte hera e parë që kryenin një operacion të furnizimit me karburant në një zonë të përparuar.

“Mund të them që kam parë shumë Forca të Armatosura përfshirë tonën dhe Forcat e Armatosura shqiptare që ishin absolutisht profesionalë dhe ne ishim vërtet me fat që punuam me ta”, tha Bloom.

Nënkolonel Ervin Buzi, komandant i Forcës Ajrore Farkë u shpreh se nëse misioni nuk lejon shumë kohë për pritje, Forcat Ajrore ulen dhe furnizohen pa u ndaluar, për të shkuar përsëri në zonën e operacioneve.

“Kjo krijon vazhdimësi për të mbështetur operacionet e trupave tona dhe është një hap i rëndësishëm në bashkëpunim me aleatët tanë, sidomos aleatin amerikan. Nëse një ditë gjendemi në të njëjtin vend luftimi ne absolutisht mund ta kryejmë këtë mision”, pohoi Buzi.

Ndërsa, Toger Fabio Bardho, komandant ekuipazhi i helikopterit UH-60 “Black Haëk” nënvizoi se partnerët amerikanë kanë qenë shumë bashkëpunues me Forcat Ajrore shqiptare gjatë gjithë kohës.

“Kjo stërvitje ka shërbyer për të rritur aftësitë tona pilotuese dhe për të qenë gati sa më shpejt në operacione luftarake që mund të na ndodhin në fushë betejë”, tha ai.

Burimi ATSH

Atë që Pesce vizatoi, unë shpesh kam kërkuar ta ndërtoj

Në COD është hapur ekspozita e arkitektit dhe dizajnerit të famshëm italian, Gaetano Pesce

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Atë që Pesce vizatoi, unë shpesh kam kërkuar ta ndërtoj

Në COD është hapur ekspozita e arkitektit dhe dizajnerit të famshëm italian, Gaetano Pesce