Qendra Muzeore Krujë mirëpriti mbi 212 mijë vizitorë gjatë 2025-ës

Qendra Muzeore Krujë ka tërhequr mijëra turistë nga e gjithë bota gjatë vitit 2025.


Qendra Muzeore Krujë ka tërhequr mijëra turistë nga e gjithë bota gjatë vitit 2025.

Drejtori i Muzeut të Krujës, Medi Hafizi tha sot për ATSH-në se mbi 212 mijë vizitorë e kanë vizituar Qendrën Muzeore Krujë gjatë 2025.

Këto shifra, sipas, dëshmojnë një rritje të vazhdueshme të interesit të publikut për historinë dhe kulturën shqiptare, duke e kthyer Krujën në një ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend.

Hafizi tha se nga 212 mijë vizitorë, rreth 182 mijë prej tyre vizitorë kanë vizituar muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa mbi 30 mijë Muzeun Etnografik.

Gjatë vitit 2025, nga turistët e huaj që vizituan Krujën kryesojnë polakët, francezët, amerikanët dhe spanjollët, por një numër të konsiderueshëm kanë zënë edhe turistët kinezë, gjermanë, izraelitë, bullgarë, hungarezë dhe italianë.

Parashikimet për vitin 2026 janë edhe për më shumë vizitorë në pazarin karakteristik të Krujës, Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik,

Ndërtuar në shekullin V-VI, Kalaja e Krujës, së bashku me Muzeun Kombëtar që ndodhet brenda saj, përfaqëson një nga monumentet arkitekturore më të çmuara në Shqipëri. Muzeu përkujton jetën dhe luftërat e Gjergj Kastriotit. Po kështu Pazari i Vjetër është ndër më të njohurit në vend, me rrugicat e ngushta me kalldrëm ku ofrohen punime artizanale tradicionale.

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.