Medalje Ari për 190 nxënës ekselentë

Në Tiranë u zhvillua sot ceremonia e nderimit me Medalje Ari të 190 nxënësve të shkollave të të gjithë vendit, që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e arsimit të mesëm të lartë.


Në Tiranë u zhvillua sot ceremonia e nderimit me Medalje Ari të 190 nxënësve të shkollave të të gjithë vendit, që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e arsimit të mesëm të lartë.

Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, gjatë së cilës u dhanë medaljet nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e saj ministrja Kumbaro tha se “jeni 190 nxënës ekselentë nga i gjithë vendi, që keni shkëlqyer me rezultatet tuaja të gjimnazit e të Maturës Shtetërore. Jeni këtu sepse nuk jeni dorëzuar! Dhe për këtë arsye, sot nuk kam ndërmend t’ju mësoj asgjë. As nuk do të guxoja, sepse më të mirëve nuk mund t’u japim leksione, por vetëm besim”.

“Medalja e Artë që merrni sot është një simbol i karakterit, sepse është dëshmia më e mirë dhe prova e qartë se suksesi nuk të vjen nga rastësia, por nga zgjedhjet e përditshme dhe ju më mirë se kushdo e dini, por nëse ma lejoni, unë do t’ju kërkoja që këtë t’ua tregonit sa më shumë prej bashkëmoshatarëve tuaj apo vëllezërve e motrave më të vegjël”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se “suksesi juaj i vërtetë do të matet me ndikimin që do të keni tek të tjerët, se si do ta përdorni gjeniun brenda jush për të ndërtuar, për të përmirësuar jetën e të tjerëve, për t’i bërë gjërat edhe më mirë. Kjo medalje që ju do të merrni sot është një kujtesë e fortë se sukseset nuk kanë ardhur tek ju, por keni shkuar ju pas çdo suksesi të arritur deri më sot”.

Kumbaro ndau gjithashtu me nxënësit një lexim nga autorja Maya Angelou.

“Je shumatorja e gjithçkaje që ke parë, dëgjuar, ngrënë, nuhatur, të është thënë apo ke harruar – të gjitha janë aty. Çdo gjë ndikon te secili prej nesh, dhe për këtë arsye përpiqem të sigurohem që përvojat e mia të jenë sa më të mira”, citoi Kumbaro autoren Maya Angelou.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Program i ri për përgatitjen e biznesit për tregun e përbashkët të BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ishte e pranishme sot në prezantimin e gjetjeve të raportit mbi gatishmërinë e…