
Parimi i respektit, paqes, humanizmit dhe pragmatizmit të qeverisjes kineze në raportet me civilizimet e tjera!

Nga Enver Bytyçi
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore
Studimet arkeologjike, ato të përdorimit të gjuhës, si dhe të dhëna e prova të tjera që shkenca e arkeologjisë, gjuhësisë dhe historisë ka sjellë në ditët tona dëshmojnë se civilizimi kinez daton së paku 5300 vite më parë. Eshtë një civilizim i pandërprerë me të cilin krenohet secili qytetar I këtij vendi. Eshtë gjithashtu një nga katër civilizimet e rruzullit tokësor, gjë që e bën unik atë.

Statuja e Konfucit/Foto nga VCG
Kulmi i civilizimit të Kinës shënohet në kohën e antikitetit, ajo që quhet shkolla e konfucizmit. Kjo shkollë shprehet në filozofinë e mësimit për shtetin, si dhe për anën sociale e njerëzore. Njerëzimi dhe e drejta përmes ligjit e moralit është objekti i filozofisë së Konfucit, shkollë e cila është ruajtur deri më sot në traditën e qeverisjes kineze.
Sipas teoricienit Helwig Schmidt – Glinzer, vepra e Konfucit përmbledh pesë aspekte njerëzore, në të cilat bëjnë pjesë parimet qeverisëse. Këto janë 1) Respekti për njeriun dhe njerëzimin, 2) Drejtësia njerëzore si pasqyrë e drejtësisë hyjnore, 3) Trajtimi me përparësi i fëmijëve, 4) Respektimi i zakoneve dhe riteve, me qëllim ruajtjen e ekuilibrit njerëzor dhe 5) Pragmatizmi në sjelljet dhe raportet e shtetit kinez përballë botës tjetër që e rrethon. (Helwig Schmidt-Glinzer: Geschichte der chinesischen Literatur – von den Anfangen bis zur Gegewart. Muenchen, 1999, S. 64.)
Teorikisht dhe praktikisht pesë parimet e zhvillimit historik dhe aktual të Kinës mbështeten edhe nga shkencëtarët arkeologë kinezë, të cilët këtë zhvillim e klasifikojnë si përcaktim të pesë kritereve për qeverisje dhe jetën njerëzore në Kinë. Ndërsa sot shohim se parimet themelore të shtetit në Republikën Popullore të Kinës janë bërë udhërrëfyes I qeverisjes së saj. Ndërkohë që konsistenca për paqe në botë është tipari themelor i politikës së jashtme. Kina është ndër të paktat vende që i përkushtohet paqes dhe marrëdhënieve normale e në respekt për popujt, kombet dhe shtetet e tjera. Kjo politikë është konsistente, e vazhdueshme, e pandërprerë. Historia e saj është histori e bashkëjetesës, larg grindjeve dhe konflikteve. Prej gati katër vitesh bota është në konflikt më të madhin pas Luftës së Dytë Botërore. Ukraina, Lindja e Mesme ishin dhe mbeten zonat më të nxehta.

Festivali Kulturor i Konfucit/Foto nga VCG
Këto konflikte kontrastojnë aq shumë me parimet dhe kriteret e lartpërmendura. Presidenti Xi Jinping kohëve të fundit është angazhuar publikisht për të zhvilluar më tej politikën tradicionaliste bazuar në filozofinë e Konfucit. Nuk ka dilema. Asnjë moment dhe në asnjë kohë nuk janë lënë në harresë mësimet e filozofit të lashtë kinez. Në epiqendër të kësaj është virtyti njerëzor. Dhe duket sikur virtyti dhe e drejta njerëzore në kohët e sotme nuk shkojnë bashkë me zhvillimet që ndodhin. Por Kina po i jep një mësim njerëzimit edhe në këtë aspekt. Sipas saj teknologjia dhe novacioni nuk mund ta ndryshojë raportin e qeverisjes më njeriun, siç përpiqen ta bëjnë jo pak liderë në vende të ndryshme të botës. Përkundrazi, qeverisja, e drejta njerëzore, humanizmi dhe sjellja e raporti me botën që të rrethon mbeten parimi themelor i këtyre kohëve moderne.
E përkushtuar në zbatimin e parimeve teorike e filozofike tradicionale qeveria dhe politika kineze thërret vendet e tjera në Azi e jashtë këtij kontinenti të përmbahen, të ruhen nga grindjet dhe konfliktet, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të punojnë së bashku për paqen.

Foto nga VCG
Në Kinë e dinë se forca ushqen armiqësitë, urrejtjen dhe dasitë. Kjo nuk bën pjesë në frymën konfuciane të drejtimit dhe administrimit të shtetit dhe potencialeve të tij edhe sa i përket përdorimit të forcës kundër të tjerëve. Respekti dhe qasja paqësore ndaj botës që të rrethon nuk është çështje konjukture në rastin kinez. Është para së gjithash çështje botëkuptimi dhe ndërgjegjeje njerëzore. Kultura inovative dhe tradicionalja sipas kinezëve bashkohen në parime dhe jo në rrethana që të favorizojnë të shfaqësh luanin apo tigrin në sjelljen e një shteti kundër një vendi tjetër më të dobët. Kur Konfuci përcaktoi sjelljen e mëshirshme ndaj fëmijës, drejtësinë njerëzore e humanizmin në qeverisje kishte parasysh respektin dhe nderimin për dinjitetin e të dobëtit, kundrejt atij që nuk kishte ose kishte shumë pak mundësi. E njëjta vlen për raportin ndaj shteteve. Nuk është e vështirë për një shtet dhe komb të madh që të gllabërojë një vend të vogël. Por janë parimet dhe e drejta ato që përcaktojnë kufijtë e sjelljes mes tyre.
Republika Popullore e Kinës në mijëvjeçarët e civilizimit të saj unik ka zhvilluar me besnikëri pikërisht rregullat, kriteret dhe parimet e paqes në raportet me vendet fqinjë dhe përtej tyre. Madje si asnjë fuqi tjetër në botë. Prandaj dhe mendimtarët e mëdhenj janë mrekulluar prej këtij civilizimi. P.sh. shkrimtari i madh gjerman, Wolfgang Goette, i mrekulluar nga filozofia e Konfucit, në bisedë me një mik të tij, Eckermann, vinte një lloj paralele midis filozofit kinez dhe atij zviceran, Johann Casper Lavater. (Johan Peter Acermann: Geschpreche mit Goethe in den letzen Jahren seines lebens. Berlin/Weimar, Aufbau Verlag, 1982, faqe 458).
Burimi CGTN



















