Mbrojtja e të dhënave personale, Ekspertët në TIF: Ligji i përafruar me BE, sfidë për biznesin

“Mbrojtja e të Dhënave si Infrastrukturë e së Ardhmes Digjitale, legjislacionet e reja të mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, balancimi mes inovacionit, privatësisë dhe përputhshmërisë ligjore”, ishte tema e diskutimeve në ditën e tretë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – Edicioni 31, që po organizohet nga Klik Ekspo Group.


Në epokën digjitale kur informacioni qarkullon me shpejtësi të madhe, mbrojtja e të dhënave personale është bërë një nga çështjet më të rëndësishme të sigurisë dhe privatësisë. Në Shqipëri, respektimi dhe garantimi i kësaj të drejte është sanksionuar me ligj dhe mbikëqyret nga institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Pikërisht “Mbrojtja e të Dhënave si Infrastrukturë e së Ardhmes Digjitale, legjislacionet e reja të mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, balancimi mes inovacionit, privatësisë dhe përputhshmërisë ligjore”, ishte tema e diskutimeve në ditën e tretë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – Edicioni 31, që po organizohet nga Klik Ekspo Group.

Blerta Nerguti, sekretare e përgjithshme e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një ndër objektivat strategjikë kombëtarë, ku Zyra e Komisionerit ka një rol të madh në këtë drejtim.

“Roli i Zyrës së Komisionerit nis që nga takimet dypalëshe që janë zhvilluar, me hartimin e masave konkrete që janë marrë në kuadër të dokumenteve të ndryshme strategjikë, siç janë udhërrëfyesi për çështjen e së drejtës dhe për administratën publike, dhe duke vijuar më pas me miratimin e ligjit të ri “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, në dhjetor të vitit 2024, ku miratimi i këtij ligji përbën edhe plotësimin e një prej 14 piketave të ndërmjetme sa i përket dokumentit të anëtarësimit në BE. Në këtë kuptim, ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale” përafron plotësisht rregulloren e përgjithshme evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe tashmë sfidë mbetet zbatimi i tij në praktikë”, theksoi Nerguti.

Zbatimi i Ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” është një sfidë reale edhe për shumë biznese në Shqipëri, ku ky proces është ende në zhvillim.

Dhimitër Shuli, nënkryetar i Komitetit Digjital të Dhomës Amerikane të Tregtisë, foli për këtë aspekt, teksa renditi disa nga sfidat konkrete që po hasin bizneset sot. “Sfidat e biznesit në zbatimin praktik të këtij ligji mund të them se janë disa, duke nisur që nga mentaliteti i shoqërisë dhe i drejtuesve; mungesa e burimeve njerëzore dhe teknike, sepse nuk gjen lehtë persona të mirëkualifikuar në këtë drejtim; ruajtja e të dhënave të rrëmujshme në whatsapp, usb, laptop pa një sistem të mirëfilltë; vështirësia për të kërkuar ndihmë, nuk dinë ku të kërkojnë asistencë ku të gjejnë ekspertë të jashtëm; mungesë standardizimi të dokumenteve dhe formateve si regjistër të dhënash etj.; nuk aplikojnë back up-in, apo një tjetër problem që është koordinimi dhe planifikimi i burimeve njerëzore etj. Ndërkohë që më tej implementimi i ligjit ka të bëjë me trajnimin e stafit, mbledhjen e evidencave, dhe shumë kompani kanë ngelur në fazën e dytë”, theksoi Shuli.

Edhe Pjerina Mema, drejtore e përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave në Zyrën e Komisionerit, tha se detyrimet e ligjit nuk janë krejt të reja, por ligji i ri fokusohet më shumë tek elementë që kanë lidhje me përgjegjshmërinë që duhet të kenë kontrolluesit në sektorin publik dhe privat, ku duhet të bëjnë një vlerë paraprake në lidhje me rreziqet e mundshme që mund të vijnë nga përdorimi i të dhënave personale, dhe masat që duhet të marrin për t’i minimizuar këto rreziqe.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…