AAPSK vijon përdorimin social të pasurive të konfiskuara në mbështetje të qendrave sociale

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar shpërndarjen e ndihmave materiale për institucione të kujdesit social në vend.


Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar shpërndarjen e ndihmave materiale për institucione të kujdesit social në vend.

“Qendra e Dhunës Kamzë”, “Tjetër Vizion” në Elbasan, “Qendra Vatra” në Vlorë dhe “Shtëpia e Fëmijës Shkodër”, janë mbështetur me veshje, pajisje elektronike, produkte kozmetike dhe materiale të tjera të domosdoshme për përmirësimin e kushteve të kujdesit ndaj grave, fëmijëve dhe të rinjve në nevojë.

Kjo nismë është pjesë e politikës së përdorimit social të pasurive të konfiskuara, në përputhje me praktikat europiane që synojnë kthimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit.

Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja u shpreh se përdorimi social e kthen pasurinë e konfiskuar në vlerë për shoqërinë.

“Ky është një prej momenteve ku drejtësia dhe solidariteti takohen në praktikë. Pasuritë e konfiskuara, më parë simbol i paligjshmërisë, po kthehen sot në mjet mbështetjeje për njerëzit në nevojë. Ky është thelbi i përdorimit social dhe kthimi i pasurisë së paligjshme në shërbim publik dhe në vlerë për komunitetin”, u shpreh Xhaja.

Ndërsa drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi theksoi se modeli i bashkëpunimit me AAPSK po përkthehet çdo ditë e më shumë në ndihmë konkrete për qytetarët.

“Ky bashkëpunim me AAPSK-në është një shembull i qartë se si institucionet mund të bashkojnë burimet dhe misionin për t’u ardhur realisht në ndihmë kategorive vulnerabël. Materialet e dhuruara do të ndihmojnë drejtpërdrejt qendrat tona sociale në ofrimin e shërbimeve më dinjitoze për gratë, fëmijët dhe të rinjtë në nevojë”, deklaroi Xholi.

Në vijim, AAPSK ka paralajmëruar se do të zgjerojë bashkëpunimin me rrjetin e qendrave sociale nëpërmjet projekteve të përbashkëta me partnerët institucionalë dhe ndërkombëtarë, me synimin që çdo pasuri e konfiskuar të kthehet në një aset për shoqërinë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…