Kumbaro: Fondet e kërkimit shkencor janë rritur pesë herë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në tryezën ministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin në Podgoricë, ku temat kryesore ishin infrastrukturat kërkimore dhe Inteligjenca Artificiale në shkencë.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në tryezën ministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin në Podgoricë, ku temat kryesore ishin infrastrukturat kërkimore dhe Inteligjenca Artificiale në shkencë.

Kumbaro tha se së bashku me eurokomisioneren Ekaterina Zaharieve ndanë zhvillimet më të fundit të Shqipërisë në këtë drejtim, ku fondet për kërkim shkencor janë rritur me pesë herë, ndërsa investimet e infrastrukturës kërkimore janë dyfishuar.

“Përmes programeve të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, një fokus të veçantë po i jepet si bashkëpunimeve me diasporën akademike, ashtu edhe mbështetjes së studimeve të doktoraturës sipas fushave prioritare, ndërsa implementimin e Inteligjencës Artificiale e kemi nisur që në arsimin parauniversitar për të krijuar një zinxhir të qëndrueshëm të përdorimit në AI në shërbim të shkencës”, u shpreh Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Kumbaro theksoi se “në këtë rrugëtim të përbashkët, roli i infrastrukturave kërkimore dhe i inteligjencës artificiale nuk është vetëm teknik, por është thellësisht njerëzor, sepse në qendër të çdo transformimi qëndron dija, bashkëpunimi dhe krijimtaria”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…