Tetori rozë, tre kampione sporti apel për kryerjen e mamografisë falas

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze.


Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, mesazhet e tri kampioneve të sportit, në disiplinat e atletikës, peshëngritjes dhe boksit, ndërsa ritheksoi “thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas”.

Atletja Luiza Gega, Kampione Evrope në Atletikë tha se “tetori rozë është një kujtesë për të gjitha ne se shëndeti është gara më e rëndësishme që mund të fitojmë”.

“Jam mësuar që gjithmonë të vrapojë pas qëllimeve, po asnjë fitore nuk ka kuptim pa kujdesin për veten. Kontrolli i gjirit nuk është frikë, është forcë, është një hap i vogël që mund të shpëtojë jetë. Prandaj bëje pjesë të rutinës tënde kujdesu për veten, vrapo për jetën”, tha Gega.

Enkileda Carja, kampione Evrope në Peshëngritje iu bashkua këtij apeli për të gjitha gratë dhe vajzat në kryerjen e mamografive falas gjatë tetorit rozë, teksa shtoi se “në peshëngritje ne mësojmë çdo ditë se si të ngremë më shumë, po ka një peshë që duhet ta ndajmë, atë të përgjegjësisë për shëndetin tonë”.

“Tetori rozë më kujton se forca nuk është fizike, është forcë që përballesh me frikën që të mos anashkalosh shëndetin, të kujdesesh për trupin që të mban në këmbë çdo ditë. Bëje për veten, për ata që të duan, për jetën. Një kontroll i vogël sot mund të shpëtojë nga një peshë e rëndë nesër”, pohoi Carja.

“Tetori është muaji që kujtojmë se forca nuk matet vetëm në ring, por me guximin për t’u përballur me veten. Si boksiere luftoj që çdo ditë të jem e fortë mendërisht edhe fizikisht. Por, detyra më e rëndësishme është ajo për shëndetin tonë”, tha Esmeralda Novruzaj, fituese e Medaljes së Bronztë.

Ajo pohoi se “kanceri i gjirit nuk zgjedh moshë, profesion apo stil jete, prandaj kontrolli i rregullt është një raund që secila prej nesh duhet ta fitojë”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit, përmes mamografive stacionare apo njësive lëvizëse në qytete të ndryshme të vendit.

Gjithashtu, nëpërmjet portalit “e-Albania” çdo grua apo vajzë të vendos për orarin dhe vendin e kryerjes së mamografisë duke planifikuar më herët atë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i angazhuar me ekipe zjarrfikëse dhe helikopterë në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se në këtë situatë Europa qëndron e bashkuar dhe asnjë vend nuk…