BE-Ballkani Perëndimor, shkëmbehen letrat e qëllimit për investime për zhvillimin rajonal

Tirana po mirëpret forumin dyditor të investimeve “Shqipëri-Ballkani Perëndimor”.


Tirana po mirëpret forumin dyditor të investimeve “Shqipëri-Ballkani Perëndimor”.

Ky forum synon të nxisë dialogun ekonomik dhe të krijojë mundësi të reja investimesh në rajon, duke forcuar partneritetin ekonomik në një kontekst gjeopolitik sfidues.

Për herë të parë, agjencitë e promovimit të investimeve nga vendet e BE-së dhe Ballkani Perëndimor bashkohen për të krijuar ura bashkëpunimi në fushën e investimeve, duke hapur rrugë për një integrim më të thellë ekonomik të rajonit me BE-në.

Forumi i kushtohet sektorëve kyç si prodhimi, energjia, teknologjia digjitale, bioekonomia, turizmi dhe ekonomia qarkulluese, duke theksuar rëndësinë e investimeve në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në nisje të punimeve të forumit, mes zyrtarëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u nënshkruan një seri letrash qëllimi (LOI), në prani të kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të cilat paraprijnë marrëveshje konkrete bashkëpunimi.

Këto investime përfaqësojnë një angazhim të fortë për të zhvilluar infrastrukturën digjitale, energjitë e rinovueshme, bioteknologjinë dhe inovacionin në rajon.

Ndër projektet më të rëndësishme është investimi prej 200 milionë eurosh nga kompania hungareze 4iG, që synon të krijojë një infrastrukturë digjitale rajonale sipas standardeve evropiane të sigurisë kibernetike, duke ofruar lidhje interneti më të shpejta dhe më të besueshme.

Në Kosovë, kompania 3CIS do të investojë 30 milionë euro për ndërtimin e një qendre të dhënash të pavarura për inteligjencën artificiale, e cila do të fuqizojë kërkimin shkencor dhe arsimin në këtë fushë inovative.

Një tjetër investim i rëndësishëm në Serbi, vjen nga kompania zvicerane Swiss Rockets, që do të sjellë 12 milionë euro në fushën e bioteknologjisë dhe shëndetësisë, duke përdorur inteligjencën artificiale për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në gjithë rajonin.
Në sektorin e energjisë së rinovueshme, CWP Europe do të ndërtojë një park ere në Shqipëri dhe një park diellor me sistem ruajtjeje me bateri në Mal të Zi, duke siguruar energji të pastër dhe të qëndrueshme.

Ndërkohë, Green Agro do të investojë në një platformë bioteknike për zhvillimin e prodhimeve ushqimore në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur zhvillimin ekonomik lokal.

Në Serbi, ElevenEs do të ndërtojë një fabrikë të madhe baterish LFP, një investim që do të fuqizojë pavarësinë energjetike dhe tranzicionin drejt energjisë së gjelbër në rajon.

Kompania Titan Cement Group po ashtu planifikon një projekt prej 83 milionë eurosh në Shqipëri, që synon dekarbonizimin dhe përdorimin e mbetjeve si burim energjie, duke kontribuar në reduktimin e emetimeve dhe rritjen e qëndrueshmërisë.

Në kuadër të iniciativave financiare, partneriteti me KfW dhe BERZH do të sigurojë garanci financiare me vlerë mbi 200 milionë euro për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, duke krijuar kushte më të mira për akses në financa dhe duke promovuar standarde më të larta mjedisore dhe sociale.

Të gjitha këto investime dhe angazhime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor në hapësirën evropiane, duke rritur konkurrencën, inovacionin dhe bashkëpunimin rajonal në shërbim të një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.