Salla: Nisma të reja për modernizimin e sektorit bujqësor me partnerët gjermanë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin e zhvillimit të qëndrueshëm rural (SRD), Mattia Wegmann.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin e zhvillimit të qëndrueshëm rural (SRD), Mattia Wegmann.

Salla u shpreh se Gjermania është një partner i qëndrueshëm për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, ndërsa gjatë takimit u riafirmua angazhimi për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Diskutuam për rezultatet konkrete të arritura përmes projekteve të përbashkëta në terren, si dhe për nisma të reja që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian”, tha ministri.

Salla vlerësoi mbështetjen afatgjatë të qeverisë gjermane, veçanërisht përmes GIZ-it, në fusha të rëndësishme si siguria ushqimore, inovacioni bujqësor dhe forcimi i institucioneve.

Ai theksoi se ky partneritet mbetet thelbësor për realizimin e objektivave të Shqipërisë në kuadër të agjendës “Shqipëria 2030”.

Bujqësia është një sektor kyç për ekonominë shqiptare, jo vetëm për punësimin dhe prodhimin vendas, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Në bashkëpunim me institucionet e linjës mbështetja e vazhdueshme e qeverisë gjermane, përmes projekteve të zbatuara nga GIZ, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, rritjen e kapaciteteve të fermerëve, sigurimin e cilësisë ushqimore dhe nxitjen e inovacionit në këtë fushë.

Sot ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme në terren, duke forcuar institucionet shqiptare dhe përgatitur sektorin për sfidat e integrimit evropian.

Burimi ATSH

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…