Dhuka: Përfunduam përgatitjet teknike për mbylljen e pesë kapitujve të tjerë të negociatave, pritet vlerësimi i KE

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka bëri të ditur sot se “Shqipëria ka përfunduar përgatitjet teknike edhe për pesë kapituj të tjerë për vitin 2026″.

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Dhuka u shpreh se vendi po ecën sipas udhërrëfyesit të hartuar nga BE i cili parashikon mbylljen e 6 kapitujve të tjerë brenda vitit 2026.

“Kemi përfunduar përgatitjet teknike edhe për pesë kapituj të tjerë për vitin 2026, përveç 4 kapitujve që kemi mbyllur. Kapitulli 6, ‘Ligji i shoqërive tregtare’, kapitulli 7, ‘E drejta e pronësisë intelektuale’, kapitulli 21, ‘Rrjetet transeuropiane’, kapitulli 13, ‘Peshkimi’, dhe kapitulli 17, ‘Politika ekonomike dhe monetare’”, bëri të ditur Dhuka.

Sipas saj, puna ka përfunduar nga pikëpamja teknike dhe në javët që vijnë pritet vlerësimi i Komisionit Europian dhe fillimi i diskutimeve në COELA dhe COREPER.

“Është në proces edhe kapitulli 3, ‘Lëvizja e lirë e shërbimeve’. Jemi në proces diskutimesh. Nesër do të kemi një tjetër takim vlerësues”, tha Dhuka.

Duke iu referuar raportit të Komisionit Europian, Dhuka u ndal te vlerësimi për rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Raporti njeh konsolidimin e rezultateve të punës nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Posaçme. Shqipëria është e qëndrueshme në rrugën e saj të Reformës në Drejtësi dhe në rezultatet në luftën kundër krimit, korrupsionit, përfshirë atë të nivelit të lartë. Në këtë kuptim, diskutimi ka gjithmonë edhe anën e mundësive dhe të progresit, edhe anën e detyrave që kemi përpara”, tha Dhuka, duke theksuar se Shqipëria është në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Dhuka: Përfunduam përgatitjet teknike për mbylljen e pesë kapitujve të tjerë të negociatave, pritet vlerësimi i KE

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka bëri të ditur sot…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia