Rama: Shqiptarët, fanatikë të Perëndimit. Europa, destinacioni ynë i përbashkët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët vijojnë të kenë besim të fortë te projekti europian


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët vijojnë të kenë besim të fortë te projekti europian dhe se pavarësisht polarizimit politik, konflikteve të brendshme apo protestave, anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi i përbashkët i vendit.

Gjatë bashkëbisedimit “Europe’s Shared Future: Enlargement and the Next Generation”, kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri të organizuar në kuadër të “Forumit të Paqes” në Paris, Rama theksoi se qëndrimi i shqiptarëve ndaj Europës lidhet ngushtë me historinë e veçantë të Shqipërisë dhe përvojën e saj nën regjimin komunist.

I pyetur se a besojnë ende të rinjtë tek anëtarësimi apo po shkurajohen, Rama tha se “shqiptarët janë shumë të veçantë lidhur me këtë gjë e lidhur me të gjithë gjënë, sepse ndryshe nga vende të tjera në Perëndim kemi një histori ndryshe”.

“Ne nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë. Ne nuk ishim pjesë e ish-Bllokut Lindor si të tjerë. Ne u ndamë me Bllokun Lindor që në vitet ’60. Pastaj u hodhëm në një marrëdhënie shumë të veçantë unike me Kinën e Maos dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës Koreja e Veriut e Europës. Dhe pastaj, kur dolëm nga ky ferr, dolëm të transformuar tërësisht në “talebanë perëndimorë”, në një kuptim, domethënë në fanatikë të Perëndimit për arsye të mira sepse ne kemi formën më të lartë të optimizmit në Evropë”, tha ai.

“Mbetemi të tillë sepse për shqiptarët e për ne në Shqipëri, Bashkimi Evropian është për ne çfarë ishte për etërit themelues, jo një bankomat, por një hapësirë lirie, sigurie, paqeje dhe bashkëpunimi. Kështu që nuk ka aspak dyshim që pavarësisht konflikteve të brendshme apo polarizimit, apo pikëpamjeve politike, apo protestave, absolutisht të gjithë bien dakord që Europa është objektivi e destinacioni ynë i përbashkët”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër e as nuk e kërkojmë një të tillë. Ne nuk ndikohemi nga të tjerë, përveçse nga projekti evropian. Kështu që jemi mirëfilli evropianët më të mirë që mund të gjeni sot në Evropë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…