Shqipëria ndër vendet në krye të OECD mbi rezultatet e anketës ndërkombëtare për mësuesit

Për herë të parë, Shqipëria u bë pjesë e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, mes 55 sistemeve arsimore të OECD, ku në disa prej parametrave ka arritur tregues shumë pozitivë, shpesh edhe mbi mesataren e vendeve të OECD.


Për herë të parë, Shqipëria u bë pjesë e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, mes 55 sistemeve arsimore të OECD, ku në disa prej parametrave ka arritur tregues shumë pozitivë, shpesh edhe mbi mesataren e vendeve të OECD.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro prezantoi sot rezultatet e TALIS në një takim me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.

Duke renditur disa prej këtyre rezultateve, Kumbaro tha se “ndihemi shumë mirë kur shohim se 98% e mësuesve shqiptarë thonë se mësuesia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë. Ndërsa 85% e mësuesve të rinj pohojnë se e kanë zgjedhur si profesion të parë mësuesinë, ndërkohë që mesatarja e OECD është 58%. Kjo do të thotë se shumica e tyre nuk janë rastësisht në këtë profesion, por se ata e kanë zgjedhur me zemër”.

“Ndërkohë 96% e mësuesve deklarojnë se trajnimet dhe zhvillimi profesional kanë pasur ndikim real në përmirësimin e mësimdhënies. Një tjetër gjetje që na mbush me krenari është kujdesi i jashtëzakonshëm që mësuesit tanë tregojnë për mirëqenien emocionale dhe sociale të nxënësve”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “Shqipëria renditet e para në Europë për këtë tregues: 80% e mësuesve shqiptarë. Dhe le ta themi me zë të lartë, sepse në fakt nuk e themi ne, por e thoni vetë ju, e përmes përgjigjeve tuaja e thotë TALIS, 98% e mësuesve shqiptarë janë të kënaqur me profesionin e tyre, ndërsa vetëm 3% përjetojnë nivele të larta stresi, niveli më i ulët ky në renditje krahasuar me mesataren 19% të vendeve të OECD-së. Siç nga ana tjetër, 95% të mësuesve pranojnë se shkolla u ofron stafit mundësi për të marrë pjesë aktive në vendimmarrje, edhe kjo një shifër më e lartë se mesatarja e OECD prej 78%”.

Më tej, Kumbaro u shpreh se këto rezultate janë fryt i vëmendjes dhe investimeve në arsim.

“Periudha e administrimit të TALIS në Shqipëri u bë në muajt mars-prill, para rritjes së pagave të mësuesve”, tha Kumbaro teksa përmendi edhe disa prej projekteve dhe kantiereve për vitin 2025-2026.

“Sigurisht që vetëm rritja e pagave nuk mjafton për të garantuar një kënaqësi profesionale, prandaj programet tona të ardhshme parashikojnë lehtësira administrative, duke iu lënë më shumë kohë mësuesve për të punuar me mësimdhënien, programe mentorimi për mësuesit e rinj që i ndihmojnë të futen të sigurt në karrierën e tyre, trajnime që ndihmojnë në zhvillimin profesional cilësor dhe sigurisht përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale të jetë një partner në mësimdhënie, jo të shihet si sfidë”.

Më tej Kumbaro vuri në dukje se “30 shkolla të reja janë vënë në funksionim në nisje të këtij viti shkollor, ndërsa kemi në kantier 46 shkolla të tjera; 3,500 bursa studimi janë akorduar nga Ministria e Arsimit për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta sociale dhe ekonomike, ndërsa transporti falas është siguruar për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues”.

Ministrja Kumbaro tha se “krahas 640 mësuesve koordinatorë cilësie dhe mësues të këshillimit të karrierës, apo 930 psikologëve që po ushtrojnë detyrën e tyre në shkolla, nuk mund të lë pa përmendur edhe Oficerët e Sigurisë, ku vetëm dje u certifikuan 112 të tillë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…