Kumbaro nga Shkodra: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë për t’u përballur me sfidat e kohës

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro uroi nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër nisjen e vitit të ri akademik 2025-2026.


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro uroi nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër nisjen e vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo u shpreh se ky është një universitet me traditë të fortë që ka ruajtur ekuilibrin dhe ka ditur të përshtatet me ndryshimet e mëdha duke u bërë edhe shtëpia e studentëve nga trevat shqiptare, por duke qenë edhe pjesë e rrjeteve dhe bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.

Kumbaro bëri të ditur se janë 19,671 studentë të rinj të regjistruar deri më datë 5 tetor në universitetet shqiptare, ndërkohë që vazhdojnë regjistrimet në raundin e dytë, e më pas në raundin e tretë.

Më tej, në fjalën e saj, ministrja Kumbaro u ndal tek politikat e arsimit të lartë me fokus zonën evropiane të arsimit dhe kërkimit shkencor, por edhe dyfishimin e investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjen e programeve të doktoraturës.

“Me reformën e arsimit të lartë, kemi siguruar cilësinë e institucioneve tona arsimore, çka do të thotë një garanci për diplomën tuaj nesër. Por një dekadë pas asaj shkundje të sistemit, ka ardhur koha për ta rishikuar ligjin e arsimit të lartë, për t’iu përgjigjur sfidave të kësaj kohe”, vuri në dukje Kumbaro.

Standardet e cilësisë, sipas saj, do të sigurohen në përputhje me Zonën Evropiane të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor, duke bërë që diplomat të vlerësohen globalisht dhe të ketë më shumë mundësi për mobilitet akademik dhe profesional.

“Një simbol i fuqishëm në këtë rrugë është padyshim ngritja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, që po e kthen kryeqytetin në një qendër të dijes rajonale, e sigurisht shërben si një katalizator për të gjitha universitetet e vendit”, tha Kumbaro.

Ajo ndau me të pranishmit atë që e cilësoi lajm inkurajues të rritjes së dukshme të mbështetjes për kërkimin shkencor. Kumbaro tha se vetëm krahasuar nga viti 2021 në 2024, fondi për kërkimin shkencor është rritur 5 herë, ndërsa ai për infrastrukturën kërkimore pothuajse është dyfishuar.

“Vëmendjen do të vijojmë ta kemi në këtë drejtim, pasi synojmë të dyfishojmë investimet për laboratorë modernë, të mbështesim doktoraturat për të rinjtë dhe do të mbajmë të hapur ftesën për kolegët akademikë të diasporës sonë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja e Arsimit uroi studentët, pedagogët, profesorët dhe stafet e gjithë universiteteve shqiptare dhe i dhuroi lule pedagogut me më shumë përvojë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, profesor Fatmir Vadohaj.

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.