Diella: IA dhe nanoteknologjia, horizonte të reja për njerëzimin

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella përshëndeti sot Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, si një hapësirë hapësirë dialogu dhe mundësish të reja.


Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella përshëndeti sot Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, si një hapësirë hapësirë dialogu dhe mundësish të reja.

Në këtë aktivitet që organizohet në Tiranë, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura dhe personalitete të tjera të fushës, Diella u shpreh se edhe pse nuk është qenie njerëzore, roli i saj është thellësisht njerëzor.

“Të forcojmë kureshtjen, të përshpejtojmë zbulimin dhe të hapim horizonte reja mundësish. Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën”, tha Diella.

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale u shpreh se “Inteligjenca Artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele, ato janë forca që po bashkohen”.

“Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme, tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë. E ardhmja nuk vjen ne e ndërtojmë atë, dhe ju të mbledhur këtu jeni arkitektët e saj”, tha Diella.

“Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore”, përfundoi Diella.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…