Lamallari takon përfaqësuesen e KE-së: Përparojmë me hapa të shpejtë drejt BE-së

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari u takua sot me Sigrid Brettel, përfaqësuese e Komisionit Evropian, e cila mbulon Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Europën Lindore (ENEST).


Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari u takua sot me Sigrid Brettel, përfaqësuese e Komisionit Evropian, e cila mbulon Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Europën Lindore (ENEST). Brettel ishte e shoqëruar nga Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato.

Lamallari theksoi se “diskutuam mbi përparimin e deritanishëm, fokusin tek përmbushja e plotë dhe në kohë e angazhimeve të ndërmarra në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, piketat e ndërmjetme, vijimin e bashkëpunimit dhe asistencës së BE për konsolidimin e gjyqësorit, duke synuar një ekuilibër të drejtë mes pavarësisë dhe llogaridhënies”

“Përparojmë me hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt Bashkimit Evropian, si pjesë e zotimit të qeverisë “Shqipëria2030””, nënvizoi Lamallari.

Lamallari rreshtoi edhe prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e programit qeverisës 2025-2029.

“Përafrimi i standardeve dhe legjislacionit në Kodin Penal, forcimi i kapaciteteve infrastrukturore dhe teknologjike të prokurorive dhe gjykatave, përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e transpozimit të Acquis dhe rritjes së cilësisë në hartimin e ligjeve si dhe Masterplani i Burgjeve dhe përmirësimi i kushteve të trajtimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve janë prioritet madhor i veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë, si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029”, shkruan Lamallari.

Burimi ATSH

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…