Begaj dhe Spiropali në nisjen e debatit të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Shqipëria përfaqësohet në këtë debat nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj si dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.


Në Nju-Jork nisi sot debati i Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shqipëria përfaqësohet në këtë debat nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj si dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Begaj u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, pjesëmarrja në këtë Asamble është një mundësi për të forcuar angazhimin tonë të përbashkët për paqe, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Ndërsa ministrja Spiropali u shpreh se, Shqipëria do të rikonfirmojë angazhimin e saj krah aleatëve strategjikë ndaj vlerave demokratike që na bashkojnë.

“Një tjetër ditë e rëndësishme nis në OKB, me Hapjen e Debatit të Përgjithshëm për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut, ku do të mbajë fjalën e tij edhe Presidenti Amerikan Donald Trump, e ku Shqipëria do të rikonfirmojë angazhimin e saj krah aleatëve strategjikë ndaj vlerave demokratike që na bashkojnë”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Presidenti amerikan Donald Trump ishte ndër të parët udhëheqës që mori fjalën në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të adresohen sfidat e sigurisë globale.

Burimi ATSH

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…