Spanja riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur Shqipërinë
Ambasada e Spanjës në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Ministrinë eBujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM) në Zaragoza, organizoi në Durrës konferencën ndërkombëtare “ALBANIA WATER 2030: Modernizimi i menaxhimit të ujit dhe i sistemeve të ujitjes për një Shqipëri më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes”.

Takimi mblodhi ministrat shqiptarë të Bujqësisë dhe të Mjedisit, përfaqësues të institucioneve, studiues dhe profesionistë, si dhe ekspertë spanjollë nga “CIHEAM” dhe Këshilli i Lartë i Kërkimeve Shkencore (CSIC), për të diskutuar sfidat e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore dhe modernizimit të sistemeve të ujitjes, duke u mbështetur në përvojën spanjolle dhe atë evropiane.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Spanjës, Gabriel Cremades, theksoi se uji nuk është vetëm një burim natyror, por edhe një aset strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm, bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e shoqërive.
Ambasadori nënvizoi gjithashtu se Spanja, si një vend mesdhetar që përballet me sfida të ngjashme me Shqipërinë përballë ndryshimeve klimatike, ka një përvojë të gjerë në modernizimin e sistemeve të ujitjes, digjitalizimin, ripërdorimin e ujit dhe menaxhimin e integruar të burimeve ujore.
Spanja riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim, duke vënë në dispozicion përvojën, njohuritë teknike, teknologjinë dhe bashkëpunimin institucional.