Anëtarësimi në BE, Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP).


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva për vitin 2027”, organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP).

Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se realitetet gjeopolitike e kanë bërë zgjerimin një domosdoshmëri strategjike dhe sigurie për Europën. Por kjo, sipas Ministrit të Jashtëm, nuk mund të ndodhë në kurriz të përmbajtjes dhe standardeve, sepse reformat mbeten po aq të domosdoshme sa më parë.

“Ne nuk po bëjmë reforma thjesht për t’u bërë europianë, por sepse jemi europianë dhe sepse qytetarët tanë meritojnë institucione që funksionojnë sipas standardeve europiane”, nënvizoi Hoxha.

Shqipëria, për Ministrin e Jashtëm, nuk kërkon rrugë të shkurtër drejt anëtarësimit në BE.

“Anëtarësimi në BE fitohet me meritë, nuk dhurohet si akt solidariteti. Fitohet reformë pas reforme, kapitull pas kapitulli, standard pas standardi, duke ndërtuar institucione funksionale, demokratike dhe të përgjegjshme, për të cilat Shqipëria ka nevojë për veten e saj dhe që anëtarësimi në BE kërkon. Shqipëria po bën pikërisht këtë: reforma, zbatim, llogaridhënie dhe vlerësim mbi bazën e meritës. Por një proces i bazuar në meritë duhet të funksionojë në të dyja drejtimet. Kur vendet kandidate japin rezultate, Europa duhet të përgjigjet. Kur reformat sjellin rezultate, ato duhet të përkthehen në progres konkret.

Sepse zgjerimi nuk ka të bëjë thjesht me një Bashkim Europian më të madh. Ka të bëjë me një Europë më të fortë, më të sigurt dhe, më në fund, të bashkuar plotësisht”, përfundoi Hoxha.

Burimi ATSH

Trupa teatrale e shkollës “Andon Xoxa” në Fier vlerësohet me tre çmime në festivalin ndërkombëtar në Zagreb

Trupa teatrale e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier është kthyer me tre vlerësime të rëndësishme nga Festivali Teatror Ndërkombëtar…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trupa teatrale e shkollës “Andon Xoxa” në Fier vlerësohet me tre çmime në festivalin ndërkombëtar në Zagreb

Trupa teatrale e shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier është kthyer me tre vlerësime të rëndësishme nga Festivali Teatror Ndërkombëtar…