Rama: Të tërheqim mjekë të huaj të punojnë në spitalet shqiptare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se thellimi i autonomisë spitalore dhe rritja e shpejtësisë për ta aplikuar do t’i japë një dorë të rëndësishme motivimit, rritjes së fuqisë tërheqëse të sistemit për mjekët e rinj dhe pse jo, edhe për mjekët e huaj.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se thellimi i autonomisë spitalore dhe rritja e shpejtësisë për ta aplikuar do t’i japë një dorë të rëndësishme motivimit, rritjes së fuqisë tërheqëse të sistemit për mjekët e rinj dhe pse jo, edhe për mjekët e huaj.

Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, në një ceremoni të organizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë Rama tha se sot, Shqipëria nuk është ajo që ishte në asnjë aspekt.

“Tërheqja ndaj Shqipërisë sot, është edhe më e madhe, madje është rritur edhe ditët e fundit edhe për shkak se pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota rri e merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën shumë tërheqës vendin, si një vend që ka arritur të ketë edhe një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe dhe ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë”, u shpreh Rama duke iu referuar ministres Diella.

‘Kështu që, të jeni të sigurt, që, ashtu sikundër unë kam çdo ditë, pa asgjë ekzagjerim 3,4,5 intervista nga Europa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, ashtu edhe kur vjen puna tek profesionistët e teknologjisë, tek sipërmarrjet, është krijuar një interes. Dhe kjo ka impaktin e vet në imazhin e vendit dhe ka impaktin e vet dhe tek fuqia tërheqëse e vendit dhe për gjithë të tjerët”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “kështu që nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie dhe duhet ta shohim si të natyrshme që këtu të tërheqim, jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju”.

“Dhe këto sinergji që po krijojmë, këto aleanca që do krijojmë, patjetër që ndihmojnë shumë edhe në këtë drejtim, kështu që besoj që jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar të gjithë së bashku veten dhe për ta parë çdo gjë si një fillim të ri, sepse kjo infrastrukturë që siç tha ministrja, nuk ka çfarë t’i ketë zili fare, as spitaleve më në zë, është për momentin mure, pajisje dhe hapësira. Dhe sfida është, që edhe shërbimi brenda të jetë i të njëjtit nivel”, tha Rama.

Natyrisht, vijoi Rama, që ne nuk mund të pretendojmë të jemi tek 100 spitalet më të mirë të botës, për 1001 arsye, por nuk kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botë.

“Dhe në këtë aspekt, nuk është profesionalizmi problemi ynë kryesor, është integriteti i të gjithë trupës dhe kapaciteti i trupës për të prodhuar sukses, duke bashkuar të gjitha kontributet, që është diçka krejt tjetër nga çfarë bën secili individualisht”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ndërmjetësim me inteligjencë artificiale të çështjeve civile

Kryeministri Edi Rama parashtroi sot gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari se duhet menduar për ndërmjetësimin me inteligjencë…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ndërmjetësim me inteligjencë artificiale të çështjeve civile

Kryeministri Edi Rama parashtroi sot gjatë prezantimit të ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari se duhet menduar për ndërmjetësimin me inteligjencë…