Rama: “Fiat Topolino” bashkon pasionin për makinat retro me mikpritjen shqiptare


Ekspozita e makinave retro solli këtë herë në Shqipëri klasikët e rrallë “Fiat Topolino”, që udhëtuan në qytete të ndryshme të vendit, duke sjellë me vete historinë dhe magjinë e automobilizmit italian.

Me pjesëmarrjen e pilotëve nga Shqipëria dhe Italia, ky aktivitet nuk konsiderohet vetëm një festë për pasionantët e makinave retro, por edhe një promovim i turizmit kulturor dhe historik të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga udhëtimi i karvanit “Fiat Topolino” në Shqipëri, makina ikonë e prodhuar për herë të parë në vitin 1936 dhe një nga simbolet e motorizimit masiv në Europë.

“Udhëtimi i karvanit ‘Fiat Topolino’, që nga Kruja, Berati, Vlora, Llogoraja e deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec, duke bashkuar pasionin për makinat retro me kulturën dhe mikpritjen shqiptare”, u shpreh Rama.

“Fiat Topolino” konsiderohet një nga makinat më të dashura italiane, simbol i rikuperimit ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore.

Simbol i thjeshtësisë dhe dizajnit elegant italian, “Fiat Topolino”, pas më shumë se tetë dekadash vazhdon të ngjallë emocione dhe të mbajë gjallë historinë e automobilizmit.

I projektuar nga Dante Giacosa dhe i prodhuar nga kompania italiane Fiat, “Fiat Topolino” konsiderohet si një nga automjetet më të vogla të kohës së tij. Me një motor 569 cm³ dhe shpejtësi maksimale rreth 85 km/orë, ai u bë sinonim i transportit të përballueshëm për shtresat e gjera në Itali dhe më gjerë.

Deri në vitin 1955 u prodhuan mbi 500 mijë njësi, duke e kthyer në një nga modelet më të dashura të shekullit XX.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…