Programi për Arsimin: 1250 euro paga e mësuesve deri në 2029-ën

Qeveria e re, që u miratua të enjten në Kuvend do të rrisë pagën mesatare të mësuesve në 1250 euro deri në vitin 2029, nga 950 euro që është sot.


Qeveria e re, që u miratua të enjten në Kuvend do të rrisë pagën mesatare të mësuesve në 1250 euro deri në vitin 2029, nga 950 euro që është sot.

Në fokus të programit 4-vjeçar të qeverisë për fushën e arsimit është ndërtimi i 200 shkollave të reja, të pajisura me infrastrukturë europiane dhe teknologji moderne, për të garantuar arsim cilësor për çdo nxënës. Gjithashtu do të vendosen 1000 laboratorë inteligjentë në deri në vitin 2027, duke garantuar akses për çdo nxënës në mësimin e teknologjisë digjitale.

Një tjetër prioritet është edhe zgjerimi i shërbimeve arsimore online, digjitalizimi i testimeve dhe sigurimi i njohjes automatike të diplomave, përmes ngritjes së një agjencie të specializuar dhe të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Brenda mandatit të katërt do të zbatohet edhe programi i ushqimit në çdo bashki qendër-qarku, si dhe nisja e një programi të ri passhkollor (after school).

Programi përfshin edhe zhvillimin e kurrikulave të reja ku teknologjia digjitale, inovacioni dhe inteligjenca artificiale janë pjesë integrale, ndërsa të gjithë mësuesit do të trajnohen për t’i zbatuar ato me aftësi digjitale dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Në mandatin e katërt qeveria do të vijojë të garantojë tekstet falas për 236 mijë nxënës të arsimit bazë, nxënësit e pakicave kombëtare dhe kategori të veçanta sociale të shkollave të mesme.

Një tjetër prioritet është pajisja e shkollave me kamera inteligjente, si dhe dyfishimi i numrit të oficerëve të sigurisë dhe rritja e prezencës së psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla.

Gjithashtu do të rritet numri i mësuesve ndihmës për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe investimi në klasa burimore në çdo shkollë, si edhe në platforma të personalizuara të mësimdhënies sipas nevojave specifike të nxënësve.

Programi parashikon edhe ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e transportit falas për nxënësit dhe mësuesit që udhëtojnë në distancë nga vendbanimi i tyre, në zona të caktuara.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe mbështetjes së shkollave me orientim artistik dhe sportiv, duke garantuar autonominë dhe mbështetjen e tyre financiare, si dhe ngritja e një modeli të ri shkolle me drejtim shkencor dhe fokus tek inovacioni, duke filluar me hapjen e Liceut franko-shqiptar.

Ndërkohë që do të zgjerohet brenda vitit 2027 programi i mbështetjes financiare për mësuesit në diasporë dhe forcimi i mbështetjes për fëmijët dhe mësuesit e gjuhës shqipe me libra falas dhe me krijimin e platformës së mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Në mandatin e katërt qeveria do të dyfishojë numrin e nxënësve në arsimin profesional duke investuar 60 milionë euro në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.

Një tjetër objektiv është që të arrijë në 35% numri i përgjithshëm i nxënësve që ndjekin arsimin profesional dhe garantohet që deri në vitin 2030 të gjithë nxënësit e arsimit profesional të kenë konvikte me standarde europiane.

Në fokus të programit qeverisës është edhe kthimi i ndërkombëtarizimit të universiteteve në udhërrëfyes të politikave zhvillimore në arsimin e lartë, duke synuar hapjen e filialeve të universiteteve prestigjioze ndërkombëtare dhe shtimin e programeve të përbashkëta, të dyfishta dhe në gjuhë të huaj. Hapet pranë Universitetit Politeknik të Tiranës kampusin e Universitetit Teknologjik të Compiegne, duke pasuruar ofertën akademike për studentët vendas dhe të huaj.

Gjithashtu diaspora akademike do të përfshihet në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, përmes programeve qeveritare, që përcjellin eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe krijojnë ura bashkëpunimi.

Do të ndërtohet një sistem kërkimor-shkencor i përafruar me modelin e BE-së, duke zbatuar kuadrin ligjor për shkencën dhe duke dyfishuar investimet për laboratorë modernë në universitetet publike, institutet dhe njësitë kërkimore.

Gjithashtu do të nisë mbështetja financiare për programe doktorale për kërkuesit e rinj, duke përfshirë diasporën akademike dhe nxitjen e bashkëpunimit akademi-biznes, me synim që sistemi i kërkimit shkencor në Shqipëri të përthithë fonde të krahasueshme me vendet e BE nga programi Horizon Europe.

Në programin e ri do të përmirësohet infrastruktura universitare dhe kërkimore përmes ngritjes së kampuseve të reja dhe investimeve madhore, duke nisur ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit të Evropës, zhvilluar kampusin e Universitetit të Durrësit, përfunduar investimet në kampuset e Universitetit Politeknik dhe ndërtuar Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin e Elbasanit.

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.