Zelensky uron Ramën: Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky uroi sot Kryeministrin Edi Rama për riemërimin e tij në këtë detyrë.


Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky uroi sot Kryeministrin Edi Rama për riemërimin e tij në këtë detyrë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Zelensky shprehet se pret me padurim vijimin e bashkëpunimit.

“Urime Edi Ramës për riemërimin e tij si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën”, u shpreh Presidenti Zelensky.

Zelensky i uroi kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian.

“Së bashku, do të përparojmë vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar”, u shpreh presidenti ukrainas.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 82 vota pro programin qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Presidenti Zelensky vizitoi për herë të parë Shqipërinë në datat 27-28 shkurt 2024, në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që u zhvillua në Tiranë. Ky samit u bashkorganizua nga Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Zelensky.

Në 15 maj 2025, Zelensky vizitoi sërish Shqipërinë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian. Në fokus të këtij samiti ishin siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, që përfshin mbështetjen për Ukrainën në përpjekjet e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.