Presidenti Begaj dekreton 16 ministra të kabinetit të ri qeverisës

Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dekretoi sot ministrat e qeverisë së re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.


Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dekretoi sot ministrat e qeverisë së re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Gjatë kësaj seance maratonë, Kryeministri Rama pritet të prezantojë edhe programin qeverisës të mandatit të katërt.

Në një njoftim për medie nga zyra e shtypit e Presidencës, bëhet e ditur se ceremonia e betimit mbi Kushtetutë ë kabinetit të ri qeveritar, do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti Begaj dekretoi sot 16 nga 17 ministrat e kabinetit të ri qeveritar të propozuara nga kryeministri Rama i cili gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së propozoi edhe ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”. Por sipas njoftimit për mediat nga presidenca, ministrja e parë virtuale nuk është mes emrave të dekretuara nga Kreu i Shtetit.

Interesit të medieve lidhur me këtë çështje, presidenca sqaroi me datë 12 shtator, ditë në të cilën Begaj dekretoi Edi Ramën si Kryeministër, se : “Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje. Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim. Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene”.

Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave:

Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj, Ministër i Financave
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Arsimit
Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociator
Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…