Ceferin falenderon për mikpritjen shqiptare të KE së UEFA-s

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.

Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson mikpritjen dhe përkushtimin e FSHF-së në këtë organizim, duke e cilësuar një eksperiencë të paharrueshme për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe ambasadorët e UEFA-s.

“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë. Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, shkruan presidenti Čeferin.

Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit.

“Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë. Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”, vijon letra.

Në mënyrë të veçantë, presidenti i UEFA-s vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues:

“Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore, plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”, shkruan Čeferin.

Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare.

“Faleminderit, Armand! Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

Në datën 11 shtator u mbajt për herë të parë në Tiranë mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila solli në vendin tonë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian.

Kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që e shoqëronin, u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma…