Dhoma e Avokatisë ndërpret bojkotin në GJKKO, avokatët rikthehen në seanca të hënën

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa avokatët do t’i rikthehen normalisht proceseve gjyqësore duke nisur nga e hëna, 2 nëntor.


Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa avokatët do t’i rikthehen normalisht proceseve gjyqësore duke nisur nga e hëna, 2 nëntor.

Vendimi u bë i ditur nga kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të zhvilluar sot, ku u shqyrtua situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për pezullimin e efekteve të vendimeve që urdhëronin bojkotin.

Haxhia deklaroi se Dhoma do t’i përmbahet vendimit të gjykatës, ndërsa theksoi se kjo nuk nënkupton heqjen dorë nga kundërshtimet ndaj rregullores së GJKKO-së.

Ai bëri të ditur se Këshilli i Përgjithshëm ka përcaktuar grupet e punës që do të ndjekin hapat e mëtejshëm ligjorë, përfshirë paraqitjen e padisë për pezullimin dhe shfuqizimin e dispozitave të rregullores, të cilat, sipas Dhomës, cenojnë ushtrimin e profesionit të avokatit.

“Do të paraqesim padi për pezullimin dhe shfuqizimin e rregullores”, u shpreh Haxhia.

Bojkoti i avokatëve nisi më 8 shtator, në kundërshtim të rregullores së re të brendshme të GJKKO-së, e cila hyri në fuqi më 1 shtator. Një nga çështjet kryesore të kundërshtuara nga avokatët ishte kufizimi i përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore.

Më 23 shtator, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi zgjerimin e bojkotit edhe në seancat për vlerësimin e masave të sigurimit personal.

Ndërkohë, më 28 tetor, Gjykata Administrative e Apelit pranoi kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, duke vendosur pezullimin e efekteve të vendimeve të Dhomës së Avokatisë për bojkotin, deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Ndërprerja e bojkotit pritet t’i hapë rrugë rifillimit të proceseve gjyqësore të mbartura në GJKKO, disa prej të cilave janë shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…