Rama apel pronarëve: Largojini vetë lavazhet nga çdo qytet

Kryeministri Edi Rama u bëri apel sot të gjithë pronarëve të lavazheve në vend që t’i largojnë ato në mënyrë vullnetare nga çdo qytet.


Kryeministri Edi Rama u bëri apel sot të gjithë pronarëve të lavazheve në vend që t’i largojnë ato në mënyrë vullnetare nga çdo qytet.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga puna për prishjen e lavazheve, që ndodhen në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Më herët kryeministri Rama ka deklaruar se “asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, ndryshe do të gjobiten”.

Rama i ka ftuar gjithashtu subjektet që të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave, jo për lavazh në rrugë.

Në gjithë vendin po vijon puna për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit ndaj qytetarëve, të funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se lirimi i hapësirave publike do të jetë prioritet i mandatit të katërt, ndërsa theksoi se kjo ofensivë do të jetë pa kthim pas. Lidhur me këtë objektiv është hapur edhe portali “hapësiraimepublike.gov.al”, ku qytetarët mund të denoncojnë hapësirat e zëna nga subjektet private në mënyrë të paligjshme. Në portal janë raportuar 10094 raste, nga të cilat 6689 janë të zgjidhura dhe 3405 në proces.

Në kuadër të kësaj ofensive qeveria është e angazhuar edhe në hartimin e një rregulloreje të qartë për ndërtuesit, ndaj të cilëve do të ashpërsohen masat penale dhe administrative në rast kur shkelet leja e dhënë nga autoritetet. Në fokus do të jenë edhe arkitektët, teksa pritet të vendoset edhe një oficerë kontakti për çdo kantierë ndërtimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 20 mijë aplikime kualifikohen për masat 5–9 të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar në faqen zyrtar etë saj, listat e aplikimeve të kualifikuara për…