Rama: Investimi në Portin e Durrësit, investimi i huaj më i madh në Ballkan

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimet strategjike në Portin e Durrësit, si dhe projektet e pritshme në Sazan dhe Zvërnec, kapin një vlerë totale prej 10 miliardë eurosh.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimet strategjike në Portin e Durrësit, si dhe projektet e pritshme në Sazan dhe Zvërnec, kapin një vlerë totale prej 10 miliardë eurosh.

Gjatë një interviste në media, Rama theksoi se investimi në Portin e Durrësit përfaqëson investimin e huaj më të madh në Ballkan. Ai bëri të ditur se punimet janë në vijim e sipër, ndërsa tashmë është krijuar plazhi i ri dhe ka nisur puna për fazën e parë të projektit.

“Në verën e vitit 2027 do të kemi një zonë të jashtëzakonshme”, u shpreh Kryeministri.

Ai shtoi se interesimi për Marinën e Durrësit është në rritje, me prenotime që kanë nisur nga shqiptarë të diasporës, të Kosovës si dhe të huaj.

“Këto investime të mëdha shkojnë në 10 miliardë euro. Në Marinën e Durrësit janë bërë prenotime nga shqiptarë të diasporës, nga Kosova dhe investitorë të huaj”, tha Rama.

Më tej, Kryeministri theksoi interesin në rritje të fondeve të huaja për Shqipërinë.

“Kam takuar disa fonde gjermane dhe angleze të interesuara për blerjen e apartamenteve në Shqipëri. Edhe Forbes Property ka shfaqur interes. Jemi gjithashtu në kontakte me një grup të madh që dëshiron të investojë në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se të huajt vlerësojnë disa gjëra që në Shqipëri duken surreale, por për europianët është një “mall” i rëndësishëm.

“Unë e kam thënë dhe shumë vite përpara që do vijë një moment që këtu do ketë një “mall” që do të jetë më i rëndësishmi: siguria, qetësia. Duket si gjë surreale, por është kështu. Siguria qetësia dhe të qenit në mes të Europës në distanca shumë të shkurtra dhe gjithçka tjetër që të huajt nga e vlerësojnë shumë ne, ne nuk e vlerësojmë”, tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë.

“Shqipëria është një vend që e ka kapërcyer atë fazën e tërheqjes zvarrë dhe sot vetëm ngjitet”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…