Rama: Prioriteti ynë, rritja e cilësisë dhe turistëve që konsumojnë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, komentoi rritjen e numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë deri tani, të cilët kanë arritur në mbi 9 milionë vizitorë, ndërsa shtoi se prioritet i prioriteteve është rritja e cilësisë.


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, komentoi rritjen e numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë deri tani, të cilët kanë arritur në mbi 9 milionë vizitorë, ndërsa shtoi se prioritet i prioriteteve është rritja e cilësisë.

“Kemi mbi 9 milionë vizitorë, ose thënë ndryshe 500 mijë vizitorë më shumë se vitin e kaluar, gjysmë milion më shumë. Kjo është “rënia” e komentuar krejt gabimisht”, shtoi Rama.

Ashtu sikundër, kryeministri solli në vëmendje se “nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë, nuk figuron në asnjë lloj shifre”.

“Përkundrazi, ka një rritje, e cila nuk është një rritje e madhe, për shkak se faktikisht ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri”, theksoi kryeministri.

Rama nënvizoi po ashtu se “ka rritje të turistëve edhe nga Italia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe pa dyshim edhe nga Greqia”.

“Ajo që vlen të theksohet është rritja e madhe nga Franca, nga Gjermania, rritja e konsiderueshme nga Kina, Brazili, Australia, Turqia ose Izraeli”, tha ai.

Ndërsa theksoi se në tërësi ka rritje të numrit të turistëve, Rama nënvizoi se “tanimë nuk kemi objektiv rritjen”.

“Nuk është ky objektivi ynë. Rritja nuk është më prioriteti i parë për ne. Prioriteti i prioriteteve është rritja e cilësisë dhe rritja e numrit të turistëve, e vizitorëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë”, shtoi ai.

Kryeministri nënvizoi se turizmi dhe Shqipëria turistike ndihmojnë vendin tonë në aspektin e imazhit ndërkombëtar dhe perceptimin e të tjerëve për ne.

“Ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit. Sjell si shembull Francën, që edhe në Barometrin e bërë së fundmi nga Komisioni Europian, ka një perceptim pozitiv për Shqipërinë populli francez, që as që mund të imagjinohej deri shumë vite më parë, kur Shqipëria dhe shqiptarët shikoheshin si ‘dele e zezë’”, shtoi Rama.

Por, Rama tha se “kemi pa diskutim standarde të tjera sot në turizëm krahasimisht me nga jemi nisur”.

“Theksoj, duke e lidhur me numrin dhe cilësinë që kemi pa diskutim standarde të tjera sot në turizëm krahasimisht me nga jemi nisur. Këtu kam parasysh operatorë turistikë të certifikuar, udhërrëfyesit turistikë të certifikuar, që sot janë afro 1 mijë, ndërkohë që nuk kishim asnjë, strukturat akomoduese të certifikuara e kështu me radhë, si dhe gjithë sistemin e administrimit të plazheve, shërbimit shëndetësor, shërbimit policor. Në një sezon ku faktikisht kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale, apo ku kemi pasur afro 70 mijë vizita të realizuara në qendrat shëndetësore të posaçme që hapen për sezonin”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: Ndalimi i qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi, rënie e ndjeshme e aksidenteve

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, i cilësoi sot si të pavërteta, lajmet për rikthimin e qarkullimit të monopatinave…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Koçiu: Ndalimi i qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi, rënie e ndjeshme e aksidenteve

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu, i cilësoi sot si të pavërteta, lajmet për rikthimin e qarkullimit të monopatinave…