Rama: Avionë dhe helikopterë kundër zjarreve falë Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se vendi ynë është mbështetur nga avionët dhe helikopterët e vendeve të Bashkimit Evropian falë aktivizimit të Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se vendi ynë është mbështetur nga avionët dhe helikopterët e vendeve të Bashkimit Evropian falë aktivizimit të Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile.

Lidhur me diskutimet për forcat nga ajri për avionët, Rama u shpreh se, “dua që ta dinë të gjithë ata që nuk janë të informuar lidhur me këtë se, në Evropë, BE, pjesë e të cilit ne jemi në këtë aspekt ka një Mekanizëm Evropian të Emergjencave Civile”.

“Mekanizmi Evropian i Emergjencave Civile nënkupton që të gjitha forcat ajrore në dispozicion, s’po flasim këtu për forca ajrore se ka dhe të tjerë elementë, të çdo shteti vendosen në funksion të mekanizmit. Dhe mbase disave që informohen pjesërisht, ose që keqinformohen ose që dezinformohen mund t’iu duket çudi, por po lexoj këtu tani listën e saktë dhe kjo mund të verifikohet lehtësisht nëse i referoheni Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile se sa forca ajrore kemi pasur ne në dispozicion gjatë këtyre momenteve kaq të vështira dhe sesi jemi përballur ne faktikisht me zjarret në këtë periudhë”, u shpreh Rama.

“Përveç 5 forcave ajrore të njësive ajrore të Forcave tona të Armatosura, pra helikopterëve, kemi pasur 1 avion Canadair nga Italia, 2 avionë Canadair nga Greqia dhe përfitoj nga rasti t’i bëj një falënderim të veçantë kryeministrit Mitsotakis, ministrit të Mbrojtjes, Dendias, miqve tanë grekë, ashtu si dhe miqve tanë italianë, sepse ishin dhe vetë dhe janë akoma në një situatë tejet të vështirë dhe megjithatë Mekanizmi Evropian funksionoi edhe falë dëshirës dhe vullnetit të tyre në këtë rast. Patëm dhe një avion Canadair nga Kroacia. Pra këta janë avionët”, tha Rama.

“Pastaj kemi pasur 2 helikopterë nga Hungaria, 1 helikopter nga Çekia, 1 helikopter nga Sllovakia, 2 avionë suedezë që kanë ardhur dhe kanë dhënë ndihmën e tyre dhe 2 helikopterë “Black Hawk” nga Emiratet e Bashkuara”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Hyrja në administratën publike përmes një provimi unik kombëtar sipas modelit të Kembrixhit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren për Administratën Publike, Adea Pirdeni, prezantuan sot një plan të ri transformimi dhe…