Rama: Rruga Berat–Ballaban afron dy destinacione kyçe të turizmit kulturor

Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban, një aks strategjik që po afron gjithnjë e më shumë dy prej qyteteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Beratin dhe Gjirokastrën, të dy të mbrojtur nga UNESCO.


Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban, një aks strategjik që po afron gjithnjë e më shumë dy prej qyteteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Beratin dhe Gjirokastrën, të dy të mbrojtur nga UNESCO.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i punimeve, duke bërë të ditur se ka përfunduar shtresa e parë e asfaltit në segmentin Ballaban–Zhitom, ndërsa në pjesën Zhitom–Drobonik po vijon vendosja e tombinove dhe përgatitja e terrenit për asfaltim.

Rruga, me një gjatësi prej 60 kilometrash, nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por një nyje lidhëse e rëndësishme që forcon rrjetin e turizmit kulturor në jug të vendit.

Ajo shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që lëvizin përmes akseve Përmet–Tepelenë dhe më gjerë.

“Shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që kalojnë përmes Përmetit e Tepelenës. Me përfundimin e saj, turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri. Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale që kjo rrugë prek dhe vice versa. Çdo turist që ka parë Beratin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë nga

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…