Paolucci: Grupi i BB synon të maksimizojë ndikimin në rritjen e Shqipërisë

Menaxheri i ri i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano Paolucci, u shpreh krenar që Grupi i BB mbështet zhvillimin e Shqipërisë.


Menaxheri i ri i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano Paolucci, u shpreh krenar që Grupi i BB mbështet zhvillimin e Shqipërisë.

Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, Paolucci ndau përshtypjet e para për vendin dhe foli për epërsitë e të punuarit si Grup i Bankës Botërore për të ofruar zgjidhje më të integruara dhe të shpejta për prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë.

“Ndodhem në Shqipëri prej gati një muaji tashmë dhe së bashku me familjen time jemi të etur të njohim më nga afër vendin tuaj të bukur me pasuri natyrore dhe kulturore. Pres të mësojmë më shumë dhe të përjetojmë nga afër trasformimin mbresëlënës që po kalon vendi falë energjisë, vendosmërisë dhe punës së palodhur të njerëzve të vet”, u shpreh Paolucci.

Këtu në Shqipëri, vijoi ai, Grupi i BB ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke bashkuar menaxhimin e Zyrës së BB, IFC-së, dhe MIGA-s në një ekip të vetëm.

Sipas tij, “kjo na ndihmon të punojmë më ngushtë me partnerët tanë të ofrojmë zgjidhje më të integruara dhe t’i përgjigjemi më shpejtë prioriteteve të Shqipërisë. Veçanërisht në kohën kur vendi po përparon drejt anëtarësimit në BE”.

Menaxheri i ri i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri, Paolucci tha se “njëkohësisht duke punuar në sektorin publik dhe atë privat dhe duke mobilizuar kapitalin privat synojmë të maksimizojmë ndikimin tonë për të ndihmuar në krijimin e më shumë vendeve të punës si dhe në rritjen e qendrueshmërisë së Shqipërisë”.

“Mezi pres të punoj me qeverinë, grupet e ndryshme të shoqërisë, partnerët për zhvillim dhe veçanërisht me sektorin privat për të çliruar mundësi dhe për të sjellë përfitime për të gjithë”, deklaroi Paolucci.

Burimi ATSH

Peleshi në Estoni: Mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi në Estoni: Mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në…