Parku fotovoltaik në Belsh, Solovova: Mbështesim synimin për pavarësi energjetike të Shqipërisë

Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, në një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.


Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, në një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Drejtori i BERZH, Ekaterina Solovova u shpreh gjatë takimit ku e pranishme ishte edhe zv.kryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se kjo marrëveshje huaje dhe granti për prodhimin e energjisë elektrike për përdorim familjar, është dëshmi e politikave inteligjente, të vizionit dhe investimit të Qeverisë Shqiptare.

“Synimi është që Shqipëria të bëhet tërësisht e pavarur në sektorin e energjisë dhe ky ka qenë një prioritet kyç prej kohësh. Ne kemi dhënë rezultate duke ofruar këshillim, asistencë teknike dhe financim. Së bashku me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ne kemi dorëzuar ankande të tillë duke siguruar tarifat më të ulëta në rajon për Shqipërinë dhe së bashku me këto ankande po punojmë për linjëzimin e kuadrit ligjor energjetik të Shqipërisë me BE-në”, tha Solovova.

Drejtori i BERZH-it u shpreh se së bashku me donatorët e BE-së, siç është edhe Austria, Shqipëria po mbështetet në procedurat për prodhimin maksimal të energjisë së rinovueshme.

“Të gjitha këto përpjekje kanë një qëllim të vetëm, për të arritur vizionin që ka Shqipëria për t’u bërë e sigurt nga ana e energjisë elektrike dhe eksportuese neto deri në 2030-ën. Në këtë kuadër, ky financim që BERZH po i bën KESH-it me një hua prej 30 milionë euro dhe grant 9.5 milionë euro është për të ngritur një park diellor me 50 MWp në Belsh. Ky është një shans për KESH-in që të diversifikojë edhe më tej të gjithë këtë varësi që ka nga energjia ujore dhe do të lehtësojë përvojat jo të mira hidrologjike në sezone të ndryshme të vitit”, vijoi ajo.

Solovova nënvizoi se puna dhe përpjekjet e vërteta fillojnë pas ditës së sotme, ndërsa nënshkrimi i marrëveshjes së huasë dhe grantit është një gur kilometrik fillestar.

“Duhet të punojmë së bashku me ekipet tona për ta çuar përpara fazën e prokurimit dhe zbatimit që ta përurojmë sa më shpejtë këtë impiant”, përfundoi Solovova.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…