Sulmet kibernetike, Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik, privati jo me të njëjtin ritëm

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në këtë sektor dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në këtë sektor dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Kryeministri u ndal te masat e marra kundër sulmeve kibernetike, ku shprehu shqetësimin se sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm si sektori publik në këtë drejtim.

“Nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendet ku tendenca për t’i pavarësuar nga shërbime globale është gjithmonë e më e fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit përmes sulmeve kibernetike”, tha Rama.

Për këtë arsye, Rama theksoi se është bërë goxha progres dhe kemi iCloud-in tonë në shërbimet tona digjitale.

“Por jam i vetëdijshëm se sa shumë boshllëqe kemi sidomos në sektorin privat ku ka një mungesë të madhe informacioni dhe vetëdije se çfarë dëmesh mund të vijnë nga ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike”, shtoi ai.

Rama tërhoqi vëmendjen duke shtuar se “ndërkohë që forcohet dita-ditës mbrojtja në sektorin publik jemi të shqetësuar se sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm “.

“Këtu përsëri ne mund të ndërtojmë mekanizma të sensibilizimit dhe njëkohësisht mund të kemi një ofertë për sektorin privat duke pasur parasysh talentet që ju keni arritur të mblidhni dhe cilësinë e produkteve tuaja”, tha Rama, duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë takim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Besimtarët katolikë në meshën e Krishtlindjes, Imzot Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Besimtarët katolikë në meshën e Krishtlindjes, Imzot Dodaj: Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në mesnatë, në katedralen e “Shën Palit”.