Mesazhi i Baba Mondit në Ditën e Ashures: Garoni për vepra të mira

Në Ditën e Ashures, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj u bëri thirrje besimtarëve të garojnë për vepra të mira, si dhe të ruajnë njerëzimin, vlerat dhe familjet e tyre.


Në Ditën e Ashures, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj u bëri thirrje besimtarëve të garojnë për vepra të mira, si dhe të ruajnë njerëzimin, vlerat dhe familjet e tyre.

“Garoni për vepra të mira, dhe nxitoni të shfrytëzoni mundësi për vepra të mira. Në këtë ditë të shënuar, detyra jonë është të ruajmë njerëzimin, vlerat, familjen, virtytet, mirëqenien shpirtërore dhe mendore”, tha Baba Mondi përpara besimtarëve.

Në këto kohë konfliktesh të shumta nëpër botë, Kryegjyshi Botëror bëri thirrje që konfliktet dhe luftërat të ndalen, për t’i lënë vendin paqes. Baba Mondi kujtoi se detyrat tona, por mbi të gjitha detyrat e udhëheqësve tanë janë përpjekjet për liri, paqe dhe demokraci.

“Lutemi që njerëzimi të gjejë paqe, mirësi, të pushohen konfliktet dhe luftërat, si dhe të ecim drejt zhvillimit të demokracisë. Sytë tanë duhet të shkojnë drejt lutjeve ndaj Zotit”, tha ai.

Dita e Ashures është një ditë e veçantë për të gjithë bektashinjtë në të gjithë botën. Baba Mondi kujtoi se Profeti na tregon që Muharremi është një muaj i shenjtë dhe si tillë, mëkatet e kryera gjatë Muharremit peshojnë shumë rëndë dhe veprat e mira shpërblehen më bujarisht.

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…