TEA – Rama: Në çdo portë hyrëse, vizitorët njihen me bukuritë e Shqipërisë nga deti në male

Aplikacioni TEA, i krijuar që prej qershorit 2023, është një mundësi e mirë që turistët vendas e të huaj të njihen me të gjitha dimensionet e ofertës turistike të Shqipërisë.


Aplikacioni TEA, i krijuar që prej qershorit 2023, është një mundësi e mirë që turistët vendas e të huaj të njihen me të gjitha dimensionet e ofertës turistike të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna e stafit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, të cilët informojnë turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë rreth këtij aplikacioni.

“Stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit ndodhet në çdo portë hyrëse të vendit për t’u prezantuar vizitorëve bukuritë që Shqipëria ka për të ofruar: nga deti në male, nga qytetet historike te plazhet mahnitëse. Shkarko tani aplikacionin TEA – udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike”, shkruan Rama.

Aplikacioni TEA, i vetmi udhërrëfyes digjital i Shqipërisë turistike, është një shembull i shkëlqyer sesi teknologjia mund të përdoret për të përmirësuar dhe modernizuar përvojën turistike, duke ofruar informacion të shpejtë, të saktë dhe të përshtatur për turistët.

Që nga prezantimi i tij, ky aplikacion u ka mundësuar turistëve të kenë një përvojë më të pasur dhe të lehtë në eksplorimin e destinacioneve turistike të vendit.

Me TEA, turistët njihen me destinacione të ndryshme turistike të Shqipërisë, me monumentet historike, aktivitetet kulturore dhe artistike, por edhe marrin informacion mbi shërbimet të nevojshme për turistët, si: hotele, bare e restorante, kontakte, etj.

Ky aplikacion është i disponueshëm falas në Apple Store dhe në Play Store dhe është projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Lexo më shumë nga

Rama shtron iftar në muajin e Shenjtë të Ramazanit: Agjërimi i mëson njeriut durimin e vetvetes

Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, shtruan një iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama shtron iftar në muajin e Shenjtë të Ramazanit: Agjërimi i mëson njeriut durimin e vetvetes

Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, shtruan një iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.