Lançohet projekti EU4Migration, Lamallari: Mbështetje në përballimin e sfidave aktuale dhe atyre të ardhshme

Projekti “BE për Migracionin-EU4Migration” u lançua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme, delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Policisë së Shtetit, organizatave ndërkombëtare partnere IOM Albania dhe institucioneve shqiptare.


Projekti “BE për Migracionin-EU4Migration” u lançua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme, delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Policisë së Shtetit, organizatave ndërkombëtare partnere IOM Albania dhe institucioneve shqiptare.

Ministria e Brendshme vlerëson këtë projekt si një instrument strategjik në funksion të përmbushjes së standardeve evropiane për menaxhimin e migracionit, azilit dhe mbrojtjes së kufijve, në përputhje me angazhimet e vendit në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Projekti EUMigration, që do të zbatohet deri në fund të vitit 2028, nuk është vetëm një ndërhyrje teknike, por një nismë gjithëpërfshirëse që synon forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e migracionit të ligjshëm dhe të parregullt; përmirësimin e politikave të azilit në përputhje me acquis-në e BE-së; ndërtimin e strukturave të qëndrueshme për kthimin dhe riintegrimin; luftë më efektive ndaj kontrabandimit të migrantëve, përmes shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional; rritjen e aksesit të migrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve në shërbime sociale, ekonomike dhe arsimore.

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari veçoi si një komponent të veçantë të projektit, ngritjen e Qendrës Kombëtare të Pritjes për fëmijët migrantë të pashoqëruar, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, arritje domethënëse për mbrojtjen e një grupi vulnerabël.

“Përpjekjet tona janë të përqendruara në sigurimin e komplementaritetit ndërmjet projekteve, me qëllim që të shmanget mbivendosja e aktiviteteve dhe të garantohet mbulimi i të gjitha nevojave reale të sistemit kombëtar. Shembull konkret i këtij bashkërendimi është ndërthurja e aktiviteteve të projektit “EU4Migration” me iniciativën rajonale “Mbështetje Rajonale për Menaxhimin e Migracionit me fokus tek mbrojtja në Ballkanin Perëndimor – Faza III”, ku janë identifikuar aktivitete të përbashkëta si zhvillimi i Planit Kombëtar të Kontigjencës dhe Masterplanit Kombëtar për Menaxhimin e Migracionit”, theksoi zv.ministri Lamallari.

Projekti është tërësisht i lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Migracionit 2024–2030 dhe Planit të saj të Veprimit. Projekti do të kontribuojë në përkthimin e dokumenteve strategjike në veprime konkrete, duke përmirësuar efikasitetin e sistemit kombëtar dhe ndihmuar vendin të përballojë sfidat aktuale dhe të ardhshme në këtë fushë.

Ministria e Brendshme shprehu mirënjohje për mbështetjen që Bashkimi Europian ofron dhe rolin kyç të organizatave partnere si IOM, UNHCR, EASO, FRONTEX, të cilat garantojnë zbatim të suksesshëm dhe në përputhje me standardet më të larta europiane.

Projekti përfaqëson një platformë të hapur bashkëpunimi dhe besimi, ku nuk është thjesht përfituese e asistencës, por partnere aktive në ndërtimin e një sistemi të drejtë, funksional dhe të integruar të menaxhimit të migracionit.

Burimi ATSH

Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita takim me komandantin e Guardia di Finanza-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita priti në një takim Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita takim me komandantin e Guardia di Finanza-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita priti në një takim Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia…