Shqipëri- Çeki, bashkëpunim në fushën e statistikave

Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli, priti në një takim pune në ambientet e INSTAT, një delegacion të niveli të lartë të Zyrës Çeke të Statistikave.


Drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli, priti në një takim pune në ambientet e INSTAT, një delegacion të niveli të lartë të Zyrës Çeke të Statistikave.

Delegacioni çek përfaqësohej nga Presidenti i Zyrës Çeke të Statistikave Marek Rojíček, Zëvendëspresidenti i tij Jaroslav Sixta dhe Përgjegjësen e Njësisë për Planifikimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar pranë Departamentit të Legjislacionit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Marcela Ernest Jindrová.

Kjo vizitë e nivelit të lartë ofroi një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fusha të ndryshme statistikore si Revizionimi i Llogarive Kombëtare, inovacionet në mbledhjen e të dhënave (nga PAPI në CAPI), përdorimi i programimit të gjuhës R, mjetet e të dhënave gjeohapësinore etj.

Sipas INSTAT, diskutimet theksuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, në mbështetje të modernizimit të sistemeve statistikore dhe promovimit të vlerave të përbashkëta në statistikat zyrtare.

Dhuli falënderoj kolegët Çekë për shkëmbimin produktiv të diskutimeve dhe shprehu kënaqësi për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Burimi ATSH

Koçiu: Sipërmarrja po rritet edhe përmes produkteve vendase

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndau sot historinë e Artanit dhe Brunos, sipërmarrës që kanë zgjedhur të investojnë në Shqipëri përmes prodhimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Sipërmarrja po rritet edhe përmes produkteve vendase

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ndau sot historinë e Artanit dhe Brunos, sipërmarrës që kanë zgjedhur të investojnë në Shqipëri përmes prodhimit…