Java Kulturore e Evropës, koncerte të muzikës klasike dhe jazz

Një koncert i veçantë i muzikës klasike u zhvillua këtë javë në Universitetin e Arteve në Tiranë, si pjesë e Javës së Evropës.


Një koncert i veçantë i muzikës klasike u zhvillua këtë javë në Universitetin e Arteve në Tiranë, si pjesë e Javës së Evropës.

E organizuar nga Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, në mbrëmje performuan virtuozet e pianos shqiptare Silvana Skënderi dhe Fjorda Veizaj, të cilat interpretuan vepra klaike nga Dvořák, Ravel, Schubert, Smetana dhe të tjerë.

Po në kuadër të Javës së Evropës, erdhi koncerti i jazz-it, JALBOZ nga këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu dhe muzikanti Gent Rushi. Koncerti i tyre mbërriti në kryeqytet pas performancave mbresëlënëse në Shkodër dhe Korçë.

Rona Nishliu dhe Gent Rushi e ngritën audiencën në këmbë me një performancë prekëse. Me zë, piano, bateri dhe instrumente të tjera tradicionale ata i dhanë jetë këngëve të vjetra në një formë krejtësisht të re, duke treguar se muzika tradicionale mund të jetë po aq e fuqishme edhe sot. Këngët tradicionale shqiptare erdhën në një formë të re, përmes xhazit, improvizimit dhe ndjeshmërisë moderne.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Brenda korrikut përmbyllen 9 ligje për harmonizimin e shoqërive tregtare me BE-në

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se Këshilli i Ministrave miratoi tre projektligje të rëndësishme në kuadër…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Brenda korrikut përmbyllen 9 ligje për harmonizimin e shoqërive tregtare me BE-në

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se Këshilli i Ministrave miratoi tre projektligje të rëndësishme në kuadër…