“Mësues për Shqipërinë”, Rama: Aplikimet përmes e-Albania në datat 2-16 qershor

Sipas kritereve të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit kandidati i interesuar aplikon në DRAP-in ku ka vendbanimin e përhershëm dhe ka të drejtë të përzgjedhë deri në 3 ZVAP ku dëshiron të punësohet.


Aplikimet në platformën “Mësues për Shqipërinë” 2025 do të hapen në datën 2 qershor, ndërkohë që të gjithë të interesuarit për t’u përfshirë në sistemin arsimor kanë afat të aplikojnë përmes e-Albania deri në datën 16 qershor.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se për “kandidatët që kanë dhënë provimin e licencës në maj 2025, ose janë në proces licencimi, afati i aplikimit do të jetë nga data 13-23 qershor 2025”.

Sipas kritereve të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit kandidati i interesuar aplikon në DRAP-in ku ka vendbanimin e përhershëm dhe ka të drejtë të përzgjedhë deri në 3 ZVAP ku dëshiron të punësohet.

Po ashtu, kandidati që zotëron më shumë se një licencë, ka të drejtë të konkurrojë në profilet sipas licencave përkatëse, duke bërë aplikim më vete për secilën licencë.

Ndërkohë për ata që dëshirojnë të punojnë si mësues në dispozicion ose si mësues ndihmës, krahas aplikimit për profilin përkatës, duhet të zgjedhin edhe opsionin “Mësues në dispozicion” ose “Arsim special”.

Portali “Mësues për Shqipërinë” u krijon po ashtu mundësinë kandidatëve që kanë dhënë provimin e licencës dhe kanë rezultuar të suksesshëm të përzgjedhin nëse duan të ruajnë pikët e testimit apo kërkojnë të ritestohen për këtë portal.

Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi i dosjeve të aplikimit për plotësimin e kritereve ligjore. Kandidatët kanë të drejtë të bëjnë ankimimin për vlerësimin me pikë dhe verifikimin e dosjeve për kualifikim, ndërkohë që në vijim Komisioni i Vlerësimit të Dosjeve shqyrton ankesat dhe konfirmon kandidatët e kualifikuar, të cilët futen në testim apo mbartin pikët e portalit 2024.

Faza e dytë përfshin testimin e informatizuar, ndërkohë që Qendra e Shërbimeve Arsimore duhet të nxjerrë rezultatet e testit të informatizuar brenda datës 31 gusht 2025. Lista përfundimtare e kandidatëve së bashku me renditjen e tyre është gati brenda datës 2 shtator 2025.

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…