Manastirliu: 140 administratorë, garanci për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2025

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se 140 administratorë janë përzgjedhur për mbarëvajtjen e gjithë procesit të Maturës Shtetërore 2025, në 145 qendra testimi të përfshira në këtë hartë.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se 140 administratorë janë përzgjedhur për mbarëvajtjen e gjithë procesit të Maturës Shtetërore 2025, në 145 qendra testimi të përfshira në këtë hartë.

Në një takim të zhvilluar sot me administratorët e Maturës Shtetërore 2025, ministrja Manastirliu i konsideroi ata profesionistë me eksperiencë, që do të mbikëqyrin mbarëvajtjen e një prej proceseve më të rëndësishme të sistemit arsimor.

“Matura Shtetërore është një certifikatë cilësie për sistemin arsimor, një moment i rëndësishëm për maturantët sepse ne kemi mundësi që nëpërmjet një testi të unifikuar për lëndët me zgjedhje të kemi një evidencë të plotë të stadit ku gjendet sistemi arsimor në raport me arritjet e nxënësve”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, ministrja shtoi se “Matura Shtetërore është e rëndësishme në disa aspekte, si për të matur arritjet e nxënësve, për të vendosur urën e komunikimit mes sistemit parauniversitar dhe universitetit, si edhe për të garantuar që përmes këtij certifikimi transparent, meritokratik, me integritet t’i hapet rruga për zgjedhjen e degëve të studimit maturantëve.

“Ju si administratorë të provimeve të Maturës Shtetërore të ruani dhe të jeni garant të këtij procesi që nga momenti i ndarjes së tezave të provimeve, në mënyrë diskrete, të kujdesshme duke zbatuar të gjitha rregullat e administrimit të procesit të Maturës Shtetërore dhe deri te mbledhja dhe dorëzimi i testeve pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore për të filluar procesi i vlerësimit”, pohoi Manastirliu, ndërsa tha se administratorët e testimit duhet ta shohin veten si garantë të këtij procesi.

Sipas Manastirliut, nuk duhet treguar asnjë tolerancë në raport me procesin dhe gjithë procedurat standarde që duhet të ndiqen në mënyrë shembullore.

“Ju jeni të përzgjedhur për aftësitë tuaja, kapacitetet e treguara në punën tuaj për të menaxhuar procese të rëndësishme brenda sistemit arsimor. Me punën që kemi bërë në këto vite, me angazhimin dhe në raport me përmirësimin e infrastrukturës, investimet në teknologjinë e informacionit dhe me mbështetjen që u kemi dhënë mësuesve, ne do të shohim një përmirësim të cilësisë dhe jam e bindur që do ta tregojnë vlerësimet ndërkombëtare dhe ato të brendshme”, nënvizoi Manastirliu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…