Rama: Reforma në Drejtësi themeli, kemi përgjegjësinë të ngjisim Shqipërinë në majën e shtëpisë së BE-së

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese të PS pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, theksoi se Reforma në Drejtësi ka qenë themeli i rrugëtimit politik të kësaj force që nga viti 2013 dhe një nga sfidat më të mëdha të përballuara ndonjëherë.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, në një takim me skuadrën fituese të PS pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, theksoi se Reforma në Drejtësi ka qenë themeli i rrugëtimit politik të kësaj force që nga viti 2013 dhe një nga sfidat më të mëdha të përballuara ndonjëherë.

“Në mandatin e parë, populli na dha privilegjin e besimit të tij, duke na dhënë mundësinë të hapim një rrugë të re shtetbërjeje demokratike përmes reformash të vonuara në vite dhe mbi të gjitha, pavarësimit të drejtësisë nga pushteti politik”, deklaroi Rama.

Ai kujtoi se në atë kohë, nisja e Reformës në Drejtësi nuk ishte një proces i lehtë dhe as i padiskutueshëm, madje rrezikoi edhe stabilitetin e qeverisë së parë.

“Ne i hymë detit në këmbë dhe, duke marrë në sy rrezikun e rënies së qeverisë së koalicionit të mandatit të parë për shkak të kundërshtive të Reformës në Drejtësi, ia dolëm ta pavarësojmë drejtësinë dhe t’i hapim rrugën një pastrimi historik të kanaleve të drejtësisë. Shqipëria nisi të marrë më shumë frymë”, tha Kryeministri.

Kryeministri Rama, duke folur për ecurinë e qeverisjes socialiste, tha se mandati i dytë ishte një sfidë ekzistenciale për vendin, ndërsa i treti shënoi rritjen e reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe afrimin drejt Bashkimit Europian.

“Me mandatin e dytë, populli na ridha privilegjin e besimit, duke na dhënë mundësinë të vijonim qeverisjen, këtë herë vetëm, pa partnerë koalicioni”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se ky mandat u përball me dy goditje të rënda: tërmetin shkatërrues dhe pandeminë globale, të cilat e kthyen qeverisjen në një betejë për mbijetesë kombëtare.

“Tërmeti dhe më pas pandemia e bënë atë një mandat ekzistencial, ku u desh të ringriheshim nga gërmadhat dhe të qëndronim në këmbë përballë një izolimi marramendës. Në fund, Shqipëria doli më e fortë, dhe unë besoj se ai mandat forcoi edhe karakterin tonë”, u shpreh Rama.

Duke kaluar tek mandati i tretë, Kryeministri nënvizoi sukseset në arenën ndërkombëtare.

“Me mandatin e tretë, populli na ridha sërish besimin për të çuar Shqipërinë më lart, jo vetëm në sytë tanë, por edhe në sytë e Europës dhe të botës. Hapëm negociatat dhe e kthyem vendin nga një “vrimë e zezë” në syrin e dynjasë, në një destinacion të ri europian. Mbledhja në Tiranë e Komunitetit Politik Europian ishte si një vulë mbi certifikatën e rilindjes së Shqipërisë”, deklaroi ai.

Sa i takon mandatit të katërt, Rama e cilësoi si një “histori më vete”, që matet jo vetëm me numrin rekord të mandateve, 83 gjithsej, por me peshën historike të kësaj përgjegjësie dhe sfidën për ta përmbyllur transformimin institucional të vendit.

“Ky nuk është një mandat i radhës, është amanet që vjen nga shumë larg, dhe ne patëm fatin të ndodhemi në kohën dhe vendin e duhur. Tani kemi privilegjin dhe përgjegjësinë ta çojmë në vend, për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku qëndron shtëpia e BE-së”, tha Rama.

Ai u kërkoi deputetëve të PS-së që nuk do të rikthehen në shtator në Parlament të vijojnë kontributin në shërbim të të njëjtave qëllime të përbashkëta.

”Dua t’u them vëllazërisht të gjithë atyre që në shtator nuk do të rikthehen në Parlament, që unë ua mirëkuptoj mërzinë për humbjen e garës individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top, ke një moment mërzie, nëse kupton që ti s’je më ai i pari dhe ata nuk janë më aq të vegjël, prandaj u munde. Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re për një eksperiencë të re personale dhe profesionale në një vend tjetër pune, po në shërbim të të njëjtave qëllime të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, atëherë jo vetëm do të vazhdojnë të jenë të dobishëm për këtë familje e Shqipërinë, por do të pasurojnë karrierën e tyre politike e profesionale dhe nëse do të dëshirojnë të rikthehen në Kuvend, do të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”, u shpreh Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Siguria juridike e pronës, thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Siguria juridike e pronës, thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të…