Njohja e pensioneve, Gonxhja: Nisin negociatat për marrëveshjen me Moldavinë

Për palën shqiptare, negociatat u drejtuan nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa për palën moldave nga zëvendëssekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Cristina Jandic.


Shqipëria dhe Moldavia nisin negociatat për marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve.

Për palën shqiptare, negociatat u drejtuan nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa për palën moldave nga zëvendëssekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Cristina Jandic.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim sot në rrjetet sociale tha se “nënshkrimi së fundmi i Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e integrimit evropian mes qeverive tona është një tjetër dëshmi e qartë e vullnetit të përbashkët për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të shkëmbyer përvoja në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian”.

“Në këtë frymë bashkëpunimi, hapja e negociatave për një marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore merr një rëndësi të veçantë”, tha Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se “marrëveshja synon të sigurojë një gamë të gjerë përfitimesh për qytetarët shqiptarë, si: pensionin e pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit”.

“Gjithashtu, ajo do të garantojë bashkimin e periudhave kontributive, duke mundësuar që qytetarët të mos humbasin vitet e punës dhe të përfitojnë nga sigurimet shoqërore në të dyja shtetet”, tha Gonxhja.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës, Kroacinë. Ndërkohë pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Burimi ATSH

Kumbaro: Liceu Francez në Korçë drejt hapjes me dy diploma, shqiptare dhe franceze

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Paris, Francë, u prit në një takim nga Jean-Paul Seytre, zv.Drejtor i…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Liceu Francez në Korçë drejt hapjes me dy diploma, shqiptare dhe franceze

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Paris, Francë, u prit në një takim nga Jean-Paul Seytre, zv.Drejtor i…