Manastirliu: Synojmë 1 000 shkolla me laboratorë inteligjentë, rrisim aksesin në teknologji

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent,


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, përmes teknologjisë.

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e integrimit të teknologjisë në të gjitha lëndët mësimore, si një mënyrë për të rritur ndërveprimin, zhvilluar aftësitë krijuese dhe për të nxitur mendimin kritik te nxënësit.

“Laboratorët inteligjentë po i përfshijmë në të gjitha lëndët që përmes platformave interaktive t’i vijmë në ndihmë jo vetëm mësuesve për lëndën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe programit Code Monkey por edhe për lëndët e tjera si gjuha shqipe, gjuha e huaj etj., duke e bërë mësimin edhe më të kuptueshëm edhe më tërheqës. Kështu ne nxisim jo vetëm aftësitë kreative të nxënësve por edhe mendimin kritik”, tha Manastirliu.

Aktualisht janë funksionalë 316 laboratorë inteligjentë në shkollat e vendit. Në dy vitet e ardhshme synojmë që 1,000 shkolla të pajisen me këtë infrastrukturë moderne.

“654 laboratorë smart do t’i shtohen shkollave tona në dy vitet e ardhshme duke bërë të mundur që rreth 1000 shkolla të jenë të pajisura me laboratorë inteligjentë dhe të gjithë nxënësit të kenë akses në teknologji në mënyrë që të kenë mundësi të rrisin aftësitë e tyre digjitale”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Lexo më shumë nga

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…